Probleme me profesionalizmin dhe pasurinë, SHKARKOHET gjyqtari i Kurbinit

Publikuar tek: aktualitet, më 14:25 14-01-2019 Probleme me profesionalizmin dhe pasurinë, SHKARKOHET gjyqtari i Kurbinit Alfred Gjoni

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot Kryetarin e Gjykatës së Rrethit Kurbin, Alfred Gjoni.

 

Ky i fundit iu nënshtrua procesit të të Vetingut, por nuk mundi t'a kalojë me sukses.

Gjatë leximit të relacionit në seancë dëgjimore u vu në dukje se Gjoni kishte probleme me pasurinë.

KPK bëri me dije se sipas ILDKPI, deklarimi i pasurisë të gjyqtarit nuk është i saktë. Gjoni ka kryer deklarim të rremë dhe ka fshehur pasurinë.

Sipas trupës gjykuese, kryesuar nga Etleda Çiftja, me relator Roland Ilia dhe anëtare Firdes Shuli gjyqtari nuk ka deklaruar të drejtën e përdorimit të tre automjeteve dhe nuk ka dhënë deklarime të sakta për udhëtimet e tij.

Po ashtu KPK thekson se Gjoni zotëron edhe një apartament në Durrës, ndërsa bëhet e ditur se ai ka të dhëna kontradiktore në deklarimet për banesën në Durrës.

Përsa i përket anës profesionale, KPK bën me dije se Gjoni ka zvarritur afatatet kohore të çështjeve deri ne 4 vjet.

Alfred Gjoni e ka filluar karrierën në vitin 1995 dhe ushtron funksionin e gjyqtarit prej më shumë se 20 vitesh. Ai drejton Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin prej vitit 2010.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Rama i bllokoi pasaportën diplomatike Bushatit', Berisha: Situata me dy ministra të jashtëm është tragjikomike
Borë dhe akull në rrugë, POLICIA në gatishmëri, APEL shoferëve: Të moderojnë shpejtësinë »
Article Logic
Execution time: 0.016092777252197
array(1) { ["section"]=> string(79) "probleme-me-profesionalizmin-dhe-pasurine-shkarkohet-gjyqtari-i-kurbinit-148725" }