Qendra UET në promovim të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm

Publikuar tek: aktualitet, më 18:13 15-03-2018 Qendra UET në promovim të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm

Problemet e mjedisit dhe energjitikës zënë dhe hapësirën kryesore të diskutimeve në vend.

Sakaq, në kuadër të përpjekjeve të shumta për ndërgjegjësim, Instituti Europian Pashko është angazhuar në dy projekte rezultatet e të cilave priten të japin efektivitet. 

Projekti ka filluar fazën e pilotimit në Tiranë dhe në Elbasan, ndërsa aktivitetet kryesore të këtij projekti do të përqendrohen në testimin dhe transferueshmërinë e një strategjie të integruar të energjisë me qasjen e vlerësimit të ciklit të jetës në shkolla, duke promovuar zgjidhje të eko-inovacionit për aktorë të ndryshëm.

 Detajet e projektit:

Çështjet mjedisore dhe energjetike janë bërë pjesë integrale e axhendave politike në nivel lokal, kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Rritja e ndërgjegjësimit ka ardhur si pasojë e impaktit të drejtpërdrejt të tyre në jetën e çdo individi. Direktivat e Bashkimit Europian por dhe nismat e tjera rajonale kanë përcaktuar mjedisin dhe energjinë në prioritetet e tyre kryesore. Në këtë kontekst, institutet dhe qendrat kërkimore nuk mund dhe nuk duhet të qëndrojnë jashtë këtyre zhvillimeve. Instituti Europian Pashko është i angazhuar në dy projekte të fokusuar në çështjet mjedisore, projekti EduFootprint dhe projekti KAP'ECO. Qëllimi kryesor i projektit EduFootprint, Ulja e gjurmëve të karbonit në shkollat e Qyteteve të Mesdheut, është përmirësimi i mënyrës së menaxhimit, planifikimit dhe monitorimit të konsumit të energjisë në ndërtesat publike në rajonin e Mesdheut. Realizimi i këtij qëllimi do të arrihet nëpërmjet përdorimit të një qasje inovative, e njohur si qasja e Vlerësimit të Ciklit të Jetës, e cila merr në konsideratë jo vetëm ndikimin e drejtpërdrejtë energjetik të ndërtesave (konsumin), por gjithashtu dhe ndikimin e tërthortë si prokurimin publik, lëvizshmërinë dhe transportin, ndërgjegjësimin publik dhe sjelljen e tyre, sikurse dhe menaxhimin e mbetjeve. Aktivitetet kryesore të këtij projekti do të përqendrohen në testimin dhe transferueshmërinë e një strategjie të integruar në energjisë me qasjen e vlerësimit të ciklit të jetës në shkolla, duke promovuar zgjidhje të eko-inovacionit për aktorë të ndryshëm. Termi ‘cikli i jetës’ i referohet aktiviteteve të mëdha gjatë rrjedhës së jetës së produktit nga prodhimi, përdorimi dhe mirëmbajtja e tij e deri në asgjësimin përfundimtar, duke përfshirë në këtë cikël edhe blerjen e lëndëve të para të nevojshme për prodhimin e produktit. Instrumentet kryesore që do të përdoren për implementimin e këtij projekti janë ‘Guida e gjurmës mjedisore në shkolla’ dhe ‘Udhëzuesi për monitorimin dhe menaxhimin e eficensës së energjisë në ndërtesat publike’.

Projekti ka filluar fazën e pilotimit në Tiranë dhe në Elbasan, nëpërmjet përdorimit të metodave të vlerësimit të ciklit të jetës dhe metodologjitë e gjurmëve mjedisore dhe kalkulatorit EduFootprint, nëpërmjet të cilëve aktorët e përfshirë në këtë projekt do të jenë në gjendje të analizojnë situatën e tyre në raport me impaktin mjedisor që prodhon veprimtaria e tyre. Pas identifikimit të aspekteve pozitive dhe negative, secili nga partnerët harton planin e veprimit me qëllim minimizimin e ndikimit negativ mjedisor dhe ndjekjen e praktikave më të mira, referencë për të cilat mund të shërbejnë modelet e vendeve të tjera partnere në këtë projekt. Ndër konceptet më të reja të qasjes së Vlerësimit të Ciklit të Jetës është ‘Menaxhimi i ciklit të jetës’, e cila është një qasje e integruar për minimizimin e ngarkesave mjedisore gjatë gjithë ciklit jetësor të një produkti, sistemi, organizimi ose të një shërbimi. Kjo qasje inovative përbën dhe bazën mbi të cilën ngrihet dhe do të implementohet projekti EduFootprint, i cili bën bashkë partnerë nga zona e Mesdheut dhe konkretisht nga Italia, Greqia, Sllovenia, Spanja, Portugalia, Franca sikurse dhe Shqipëria nëpërmjet Institutit Europian Pashko. EduFootprint është një projekt i bashkë financuar nga Fondi Europian i Zhvillimit Rajonal, nëpërmjet programit Interreg Mediterranean 2014 – 2020.

Projekti KAP'ECO, Monitorimi i shërbimit të ofruar nga ‘Eco Tirana’, partneriteti publik-privat italo-shqiptar), ka si qëllim të sjellë në vëmendjen e qytetarëve pasqyrimin dhe mënyrën e funksionimit të shërbimit të pastrimit të Tiranës dhe të masë përmes tyre dobishmërinë dhe efektet e këtij shërbimi. Përmbushja e këtij qëllimi arrihet nëpërmjet realizimit të objektivave të lidhur me monitorimin dhe identifikimin e problematikave të shërbimit të ofruar në pastrimin e qytetit, rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së kryerjes së shërbimit të pastrimit për të arritur standarde të larta në shërbim të qytetarëve sikurse dhe rritja e kënaqshmërisë së qytetarëve për shërbimin e pastrimit dhe rritja e përgjegjshmërisë së tyre për mbajtjen pastër të qytetit. Në kuadër të këtij projekti janë zhvilluar intervista gjysmë të strukturuara dhe pyetësorë me aktorë të ndryshëm të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në çështjet e lidhura me mjedisin. Si një mënyrë për të sjellë më afër aktorët e ndryshëm, për të identifikuar problematika por edhe zgjidhje të mundshme, janë zhvilluar disa tryeza të rrumbullakëta me përfaqësues nga grupe të ndryshme interesi, si sipërmarrës, ambjentalist, përfaqësues nga shoqata e ricikluesve por edhe institucioneve vendore dhe studiues. Pavarësisht logjikave dhe këndvështrimeve të ndryshme, emëruesi i përbashkët i pjesëmarrësve ishte ndërgjegjësimi për rëndësinë e mjedisit të pastër për të gjithë qytetarët, të cilët janë dhe përfituesit kryesor të këtij projekti.

Fatri Morina

Pedagog, UET

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01110315322876
array(1) { ["section"]=> string(90) "problemet-e-mjedisit-dhe-energjitikes-instituti-europian-pashko-nis-projektin-pilot-113373" }