Problemet me Greqinë, Rama: Meta s’ka refuzuar. Juncker: Element plus për negociatat me BE

Publikuar tek: barometri, më 08:18 26-02-2018 Problemet me Greqinë, Rama: Meta s’ka refuzuar. Juncker: Element plus për negociatat me BE

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i KE-së Jean-Claude Juncker i janë përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me negociatat me Greqinë, veçanërisht çështjen e kufirit detar, gjatë një konference të përbashkët për media.

Rama ka deklaurar se presidenti Ilir Meta nuk e ka refuzuar dhënien e autorizimit por ka kërkuar disa sqarime të shkruara që i kanë mbërritur tashmë në tavolinë.

Nga ana tjetër, Juncker nënvizoi se zgjidhja me sukses e problemeve mes Greqisë dhe Shqipërisë janë elementë plus për çeljen e negociatave me BE-në.

Negociatat me Greqinë për çështje të mbartura

Rama:

Dua t’ju bëj një korrigjim të detyruar. Të jeni të bindur që s’kam dëshirë tju korriugjoj. Presidenti nuk ka refuzuar dhënien e autorizmit, por ka kërkuar disa sqarime të shkruara lidhur me kërkesën e dërguar për marrjen e autorizimit. Sqarimet e shkruara janë dhënë, janë në tryezën e presidentit dhe unë ju ftoj ta shohim këtë process me seriozitetin që meriton dhe le të gjejmë në shumë cështje të tjera arsye për lajm. Kam besim dhe nuk kam arsye pse të mos kem që presidenti do të bëjë detyrën dhe ne do të kemi kohën e nevojshme për të zgjidhur problem të mbartura me fqinjin jugor, janë problem 70 vjecare dhe për ne do të bazohet te vendimi I gjykatës sonë kushtetuese. Nëse më pyesni sot a do zgjidhet gjithë ky process unë them “po” do të zgjidhet me sukses dhe do të jetë një arsye e fortë për miqtë në BE që e vlerësojnë shqipërinë si një shtet serioz dhe që zgjidh problem të mbartura.

Juncker:

Problemet që ekzistojnë mes shqipërisë dhe greqisë duhet të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet të p[ërdorimin hapjen nga të dy palët për t’i lënë vënedeve të nbien dakord për zgjidhje n e problemit nuk është ende konflikt. Jam i bindur që vendet e rajonit që kanë konflikteve terirtoriale do të zgjidhet para anëtarësimit. Pra inkurajoj sot Shqipërinë dhe Greqinë të bien dakord dhe ky është element plus për hapjen e negocuatave.

Për pjesën tjetër duyhet të them se BE nuk I përket anëtarëve vetëm. Traktatet e thonë qartë se cdo vend ka prirjet të jetë pjesë e BE që të plotësojë kriteret e anëtarësimit. Dhe kur Shqipëria të plotësojë gjithë 2progreset, anëtarësimi do tëjetë dicka e kryer. Të gjitha vendet që plotësojnë kriteret kanë prirje të jetë anëtar. Ështe process bazuar në meritat e secilit vend

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027989149093628
array(1) { ["section"]=> string(93) "problemet-me-greqine-rama-meta-s-ka-refuzuar-juncker-element-plus-per-negociatat-me-be-111476" }