Problemet me pronat, Lame: Vlonjatët gjaknxehtë, nuk ka as hartografi

Publikuar tek: aktualitet, më 20:44 11-09-2019 Problemet me pronat, Lame: Vlonjatët gjaknxehtë, nuk ka as hartografi Artan Lame

Kreu i Kadastrës, Artan Lame tha se në këto 30 vite shteti nuk ka bërë punën e duhur sa i takon pronave.

Në studion e lajmeve në RTV Ora, duke u ndalur tek rastet në Vlorë, ku qindra vendime gjykatash nuk janë ekzekutuar, Lame u shpreh se zona e Vlorës është më problematike, pasi nuk ka hartografi. Çështjet e konflitetit të pronave në Vlorë, Lame e lidhur edhe me natyrën e të qenit vlonjat.

Lame: Shteti nuk e ka bërë punën në këto 30 vjet. Ka me qindra vendime gjykatë të paekzekutuara dhe kanë të bëjnë me kohezionin social. Një vendim gjykatë i ekzekutuar, ose një çështje pronësie mbi vendosjes se sqaruar bën që dy fqinj t'i thonë mirëmëngjesi njëri-tjetrit dhe jo të shohin me kobure ne brez. Kjo është pjesë e kohezionit social.

Rasti i Vlorës nuk është i veçantë. Problemet më të mëdha të pronësisë janë në qytetet më të mëdha dhe në brezin bregdetar. Arsyeja është e thjeshtë: Të gjithë duan afër detit. Në këto 30 vjet kanë mbivendosur njëri-tjetrin, kanë bërë si kanë bërë, kanë shtyrë njëri-tjetrin deri tani, tani janë bërë aq shumë atje se nuk kanë ku të shtyjnë më njëri-tjetrin. Veçse ta hedhin në det ose të vriten me njëri-tjetrin. Në këtë moment kemi hyrë në fazën për të ndërhyrë dhe për të vënë rregull.

Një nga pikat e para të lëvizjeve që u bënë ishte që të gjitha zyrat e Kadastrës të Bregdetit duhet të ndërronin drejtorët dhë një pjesë të mirë të personelit. Ishin diku të përzjerë, diku pjesë e qokave etj,.

Vlora pati ca problematika të tjera dhe vazhdon ti ketë. Ka arsyet e veta. E para sepse Vlora ka llokmën më të mirë të bregdetit. Është pjesa me joshëse. Problemet që ka pasur Vlora në pronësi për fat të keq janë munduar ta zgjidhin në rrugën më të keqe të mundshme, duke mos bërë farë Hartografi në zonën e Vlorës. Janë vetëm gjëra të shënuar në letër pa harta. Njerëzit janë mbivendosur.

Pyetje: Pse s'ka harta?

Artan Lame: Sepse nuk kanë dashur asnjëherë ta bëjnë.

Pyetje: Këtu po flasim për korrupsion apo për neglizhencë

Artan Lame: Të gjitha bashkë, edhe mungesa e vullnetit për ta përballuar problemin edhe probleme të trashëguara. Tani që po fillojmë ti hapim petët lakrorit dhe themi cilat janë problemet reale fillojmë bëjnë përplasjet e njëri-tjetrit. Vlora ka disa specifika të vetat, plus edhe specifikën e të qenit vlonjat, janë më gjaknxehtë dhe aty vajti më tepër fërkimi këto ditë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072081089019775
array(1) { ["section"]=> string(73) "problemet-me-pronat-lame-vlonjatet-gjaknxehte-nuk-ka-as-hartografi-178122" }