Problemet në koalicionin qeverisës, jep dorëheqjen kryeministri slloven: Nuk mund t'i përmbush dot kërkesat e popullit

Publikuar tek: bota, më 19:41 27-01-2020 Problemet në koalicionin qeverisës, jep dorëheqjen kryeministri slloven: Nuk mund t'i përmbush dot kërkesat e popullit Kryeministri i dorëhequr i Sllovenise, Marjan Sarec

Kryeministri i Sllovenisë Marjan Sarec, ka dhënë dorëheqjen nga posti dhe ka bërë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Në fakt, më herët në ditët e para të 2020, Sarec lajmëroi se për shkak se nuk mund të kontrollonte dot koalicionin qeverisë dhe nuk mund të përmbushte dot me pakicën në Parlament kërkesat e popullit, do të jepte dorëheqjen.

"Kam vepruar në mënyrë profesionale dhe transparente gjatë gjithë kohës, duke u përpjekur për të marrë masa për të shtuar mirëqenien ndër breza të popullit tonë dhe rritur qëndrueshmërinë financiare afatmesme. Me këtë koalicion, me këtë gjendje në parlament, nuk mund t’i përmbush pritshmëritë e popullit. Do të kem mundësi ti përmbush pas zgjedhjeve”, ka thënë sot kryeministri slloven.

Para tij, dorëheqjen e ka dhënë dhe ministri i Financave Andrej Bertoncelj.

Tashmë, Presidenti slloven Borut Pahor ka nevojë që të fillojë konsultimet me partitë e ndryshme në parlament, për të parë nëse ndonjëra prej tyre është në gjendje të krijojë një koalicion të ri. Kryeministri i dorëhequr Sarec e filloi karrierën e tij si komedian dhe satirist përpara se të hynte në politikë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040649890899658
array(1) { ["section"]=> string(123) "problemet-ne-koalicionin-qeverises-jep-doreheqjen-kryeministri-slloven-nuk-mund-t-i-permbush-dot-kerkesat-e-popullit-193323" }