Problemi i medias shqiptare me 'fake news', Jack Parrock gazetari i Euronews përgënjeshtron lajmet se ka mbështetur deklaratat e presidentit Meta

Publikuar tek: aktualitet, më 00:43 28-02-2020 Problemi i medias shqiptare me 'fake news', Jack Parrock gazetari i Euronews përgënjeshtron lajmet se ka mbështetur deklaratat e presidentit Meta Jack Parrock

Gazetari i Euronews Jack Parrock shpjegoi në një intervistë në emisionin Ilva Now ku tha se media shqiptare i keqinterpretoi postimet e tij rreth daljes së mëhershme televizive të presidentit Meta në Good Morning Europe.

“Ne në Euronews raportojmë pa favorizuar askënd. Ne besojmë se të gjithë zërat duhen dëgjuar. Postimet ishin rreth intervistës dhe në asnjë mënyrë nuk miratova apo mbështeta pozicionin e tij. Thjesht komentova kontekstin që unë kuptova nga ajo,” deklaroi Parrock.

Gazetari shtoi se ai asnjëherë nuk do të mbështeste në postimet e tij një president, kryeministër apo udhëheqës, “askënd që ne raportojmë pa qenë të drejtë me të gjithë”.

Mediat shqiptare raportuan sot se tre gazetarë të Euronews u përfshinë në konfliktin qeveri-presidencë duke dhënë komentet e tyre për njërën apo tjetrën palë.

Parrock kritikoi kontestin mbi të cilin u trajtuan postimet e tij dhe të kolegëve në Euronews.

“Interesante në këtë kontekst ishte se nuk ishin vetëm tweetet e mia, por edhe të kolegëve të tjerë të  që nuk janë të angazhuar në raportime editoriale në Euronews që janë përfshirë në lajmet e publikuara dhe kjo nuk është e nevojshme aspak,” tha Jack Parrock në Ilva Now. 

“Për sa i takon vlerave editoriale, duhet ta ritheksoj se ne në Euronews raportojmë, fakte të vërteta dhe të drejta,” shtoi ai. 

Parrock iu rikthye intervistës së marrë me kryeministrin Rama gjatë vitit të shkuar.

“Gjatë verës unë bëra një intervistë me kryeministrin Edi Rama dhe bëra një ‘tweet’ se ai ishte veshur jo formalisht dhe kjo u raportua në median shqiptare  dhe u interpretua sikur postimet e mia kishin ndonjë kuptim të veçantë. Mendoj se nëse i shikoni këto dy raste në lidhje me komentet e mia, kryeministrin dhe presidentin, ne u flasim të gjithëve, ne raportojmë për çdo gjë, komentojmë mbi çdo gjë, por nuk mbështesim kurrë asnjë forcë politike. Ne i sfidojmë ato,” përfundoi gazetari i Euronews, Jack Parrock.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067360401153564
array(1) { ["section"]=> string(149) "problemi-i-medias-shqiptare-me-fake-news-jack-parrock-gazetari-i-euronews-pergenjeshtron-lajmet-se-ka-mbeshtetur-deklaratat-e-presidentit-meta-196720" }