Zv. kryeministri Erjon Braçe ka reaguar i prerë lidhur me rastin denoncues të publikuar në emisionin investigativ "Fiks Fare".
Konkretisht qytetari nga Durrësi, Albert Doda prej kohësh sorollatej në Hipotekën e Durrësit për problemin me pronën, ndërsa asnjëherë nuk i kishin dhënë zgjidhje.
Më pas ai denoncoi në platformën e Bashkëqeverisjes, e cila pas verifikimit gjen shkelje dhe urdhëron shkarkimin e një punonjësi të hipotekës. Po edhe pas kësaj ai nuk gjen zgjidhje, madje drejtori i thotë t'ia zgjidhë Rama meqë i ka shkruajtur.
Ndërkaq, pas publikimit të rastit në "Fiks Fare", Braçe ka reaguar ashpër, duke kërkuar të ikin menjëherë vetë.
"Ikni vetë! #Menjëherë! Kaq di t’ju them! Dhe faleminderit qytetarit, qytetarëve dhe Fiksit", shkruan Braçe.