Procedim penal për pronarin e ‘euro lloto-s’, ja shkelja që i gjeti policia pas kontrollit blic

Publikuar tek: aktualitet, më 09:45 23-02-2018 Procedim penal për pronarin e ‘euro lloto-s’, ja shkelja që i gjeti policia pas kontrollit blic

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj pronarit të një euro lloto në qytetin e Lushnjes.

Nga kontrolli i kryer në këtë biznes policia dhe Punonjësit e Ujësjellës-Kanalizime konstatuan lidhje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit. Në këto kushte ka nisur procedim penal ndaj pronarit A.M, 61 vjeç, banues në Lushnje.

“Procedimi ndaj tij filloi pasi në datë 22.02.2018, gjatë kontrollit të kryer nga Punonjësit e Ujësjellës-Kanalizime Lushnje në bashkëpunim me Policinë, te pika "Euro lloto" në pronësi të këtij shtetasi u konstatua lidhje e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit" parashikuar nga Neni 159/1 i Kodit Penal”, sqaron policia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sekuestrohen 8.5 metër kub lëndë drusore, procedohen penalisht dy drejtuesit e mjeteve
Arrestohet i shumëkërkuari nga Tirana, anëtari i organizatës kriminale (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.010357856750488
array(1) { ["section"]=> string(99) "procedim-penal-per-pronarin-e-euro-lloto-s-ja-shkelja-qe-i-gjeti-policia-pas-kontrollit-blic-111177" }