Procedohen penalisht 4 gardianë burgu, SHKB zbulon ç’bënë më 23 shkurt

Publikuar tek: aktualitet, më 10:52 01-03-2018 Procedohen penalisht 4 gardianë burgu, SHKB zbulon ç’bënë më 23 shkurt

Ka nisur procedim penal për 4 gardianë në burgun e Fierit.

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë njoftoi se ka nisur procedim për punonjësit e burgut për shkak se më datë 23 shkurt është vërtetuar se dhunuan të dënuarin me inicialet K. G.

Sipas njoftimit nga Drejtoria e  Burgjeve 3 punonjësit janë shoqëruar nga Grupi i Sigurisë së Institucionit në ambjentet e veçanta të izolimit, pasi kishin kryer shkelje të rregullores.

Gjatë shoqërimit të të dënuarve, punonjësit e policisë së lartpërmendur kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të dënuarit K.G. Pas hetimeve të kryera nga SHKBB rezultoi se punonjësit e policisë së Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier R.L., A.H., Sh.S. dhe B.S. kanë konsumuar elementë të veprës penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”, e parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal. Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SKANDAL: Ja si i shpenzojnë paratë e donacioneve DREJTORËT në Shqipëri (FOTO)
5 ton marijuanë Shqipërie në Itali, dalin EMRAT e 5 shqiptarëve të tjerë të arrestuar »
Article Logic
Execution time: 0.012442827224731
array(1) { ["section"]=> string(76) "procedohen-penalisht-4-gardiane-burgu-shkb-zbulon-c-bene-me-23-shkurt-111860" }