Procedohen penalisht dy punonjës të ZVRPP-së, shpërdoruan detyrën

Publikuar tek: aktualitet, më 14:17 14-01-2017 Procedohen penalisht dy punonjës të ZVRPP-së, shpërdoruan detyrën

Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve :

 N.Sh, 33 vjeç, banues në fshatin Stropckë dhe

 P.P, 26 vjeçe, banuese në fshatin Çërravë.

 Procedimi ndaj tyre, filloi pas pamjeve filmike të transmetuara në emisionin investigativ "Fiks Fare" më datë 11.01.2017,  ku këta shtetas me detyrë specialistë pranë ZVRPP-Pogradec, dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën duke regjistruar pronën e shtetasit S.P, në emrin e një shtetaseje tjetër,  me dokumentacion të  fotokopjuar dhe jo atë origjinal.

 Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjarje e rëndë në Sarandë, 37 vjeçari nga Tirana vjedh motoçikletën por rrëzohet dhe vdes në vend
Fevziu, Bejtja, Kodra dhe Hoxha komentojnë pasurinë e ish-kolegut Peza: 1 miliard lekë nuk bëhen me gazetari »
Article Logic
Execution time: 0.010540008544922
array(1) { ["section"]=> string(70) "procedohen-penalisht-dy-punonjes-te-zvrpp-se-shperdoruan-detyren-65502" }