Procedohen zyrtarë të lartë të PD-së për organizim të paligjshëm proteste

Publikuar tek: aktualitet, më 22:39 24-04-2017 Procedohen zyrtarë të lartë të PD-së për organizim të paligjshëm proteste

Ndryshe nga Policia e Tiranës që e ka quajtur protestën e opozitës si paqësore, duke mos nisur procedime, Policia e Fierit ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm duke identifikuar organizuesit e protestës, materiale të cila doia referojë prokurorisë për organizim të protestave të paligjshme.

Kështu, sipas Policisë, janë Arben Ristani, Myslim Murrizi, Liljana Elmazi, Roland Bejko etj që do të procedohet për protestën e paligjshme.

NJOFTIMI I POLICISE

Sot më datën 24.04.2017, Partia Demokratike zhvilloi një protestë publike e cila u shoqërua me bllokimin e rrugës nacionale Lushnje-Rrugozhinë.

Në këtë tubim nga shërbimet hetimore policore janë identifikuar si drejtues dhe organizatorë:

-Arben Ristani

– Myslim Murrizi

– Liljana Elmazi

– Roland Bejko

– Lefter Maliqi

– Luan Baçi

– Agron Kapllani

– Moisi Meminaj, ku ndër të tjera janë fotografuar dhe filmuar nga shërbimet përkatëse.

Gjithashtu janë identifikuar si pjesmarrës aktiv në këtë tubim 117 persona të cilët pjesa më e madhe janë banorë të Rrethit Lushnje, Divjakë, Rrethit Berat, Rrethit Fier, Rrethit Mallkastër etj.

Nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore të Prokurorisë dhe oficerëve të Komisariatit të Policisë Lushnje është kqyrur vendi i ngjarjes, vendi ku është zhvillur tubimi.

Janë kqyrur, marrë dhe sekuestruar 3 (tre) DV, me pamje filmike dhe fotografi të tubimit të lartpërmendur, me qëllim indetifikimin e organizatorëve dhe pjesmarrësve të tjerë në këtë tubim.

U kryen të gjitha veprimet e para hetimore – proceduriale dhe materialet i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, në ngarkim të shtetasve Arben Ristani, Myslim Murrizi, Liljana Elmazi, Roland Bejko, Lefter Maliqi, Luan Baçi, Agron Kapllani, Moisi Meminaj, dhe personat e sipërpërmendur pjesëmarrës në tubim për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme “, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit “, parashikuar nga Nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Destabilizimi i Shqipërisë”, Top Channel fshiu lajmin e “shërbimeve sekrete”?
Karate me shefin, i riu shqiptar vret drejtorin e fabrikës së orave në Zvicër »
Article Logic
Execution time: 0.013536930084229
array(1) { ["section"]=> string(79) "procedohen-zyrtare-te-larte-te-pd-se-per-organizim-te-paligjshem-proteste-76317" }