Procedohet penalisht dhe gjobitet me 10 milionë lekë pronari i një lokali në Tiranë, nuk zbatoi masat për COVID (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:00 16-07-2020 Procedohet penalisht dhe gjobitet me 10 milionë lekë pronari i një lokali në Tiranë, nuk zbatoi masat për COVID (VIDEO)

Procedohet penalisht pronari i një lokali në Tiranë për veprën penale "Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, për subjektet apo individët që zhvillojnë aktivitete në ambiente të mbyllura, duke mos zbatuar urdhrin e organit kompetent për mbylljen e tyre, kanë konstatuar një lokal nate të hapur dhe me klientë.

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi dhe u procedua penalisht pronari i lokalit, shtetasi A. F., 41 vjeç.

Gjithashtu, për këtë subjekt u vendos masë administrative 1.000.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088891983032227
array(1) { ["section"]=> string(123) "procedohet-penalisht-dhe-gjobitet-me-10-milione-leke-pronari-i-nje-lokali-ne-tirane-nuk-zbatoi-masat-per-covid-video-214013" }