Procedura e thjeshtë: Ja si të prenotoni një vend parkimi me 1 SMS

Publikuar tek: aktualitet, më 19:27 23-04-2017 Procedura e thjeshtë: Ja si të prenotoni një vend parkimi me 1 SMS

Pas pilotimit me sukses të projektit për parkimin me SMS në dy prej rrugëve të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës e ka shtrirë atë në 30 rrugë të tjera të zonës A.

Çdo qytetar i Tiranës ka mundësinë të paguajë me celularin e tij dhe të paguajë parkingun për aq orë sa do të qëndrojë, vetëm duke dërguar numrin e targës tek numri i Bashkisë, 50-500 i cili është i aksesueshëm nga të gjithë operatorët.

Pas dërgimit të SMS, drejtuesit e automjeteve paguajnë parkingun për një orë, ndërsa 10 minuta përpara se të përfundojë koha e parkimit, do të vijë një SMS i cili do të thotë, “Mund ta lëvizësh makinën sepse po të përfundon parkimi ose duhet të çosh edhe një SMS tjetër, nëse do të paguash edhe për një orë tjetër”.

Përmes kësaj skeme, qytetarët jo vetëm që do të fitojnë kohë, por në të njëjtën kohë do të mund të shmangin edhe gjobat e panevojshme kundrejt një çmimi simbolik që do të shkojë për shtimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet.

Lista me rrugët ku do aplikohet pagesa e parkimit me SMS:

Rr.Papa Gjon Pali

Rr.Jul Variboba

Rr.Mustafa Matohit

Rr.Ibrahim Rugova

Rr.Myslym Shyri

Rr.Ismail Qemali

Rr.Ibrahim Rugova

(segmenti Blv. “Bajram Curri”- Rr. “Leke Dukagjini”)

Rr.Pashko Vasa

Rr.Tefta Tashko Koco

Rr.Luigj Gurakuqi

Rr.Barrikadat

Blv.Gjergj Fishta

(Segmenti Blv” Deshmoret e Kombit“–Rr”M.Gjollesha”)

Rr.Gjin Bue Shpata

Rr.Komuna e Parisit

Blv. Dëshmorët e Kombit

Rr.Emin Duraku

Rr.Sami Frashëri (segmenti Blv. “Bajram Curi “ – Rr.”Abdyl Frasheri” )

Rr.Hoxha Tahsim

Rr.Brigada VIII

Rr.Pjetër Bogdani (segmenti Rr.”Ibrahim Rugova” – Rr.”Sami Frasheri “

Rr.Pjetër Bogdani (segmenti Rr. “Sami Frashëri “–Rr”Gjin Bue Shpata”)

Rr.Themistokli Germenji

Rr.Dibrës

Blv.Bajram Curri(segmenti Rr.”S.Delvina”– Rr.“I.Rugova”)

Rr.Fortuzi

Blv.Bajram Curri(segmenti Rr.”Petronin Luarasi” – Rr.”Konti Leopard”)

Rr.Muhamet Gjollesha

Blv.Zogu I

Rr.Kavajës

Rr.Lekë Dukagjini

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kujtuat se kaq ishte moti i keq? Lajme të këqija...
Protestuan për mungesën e rrugës së fshatit, procedohen 4 persona »
Article Logic
Execution time: 0.010638952255249
array(1) { ["section"]=> string(71) "procedura-e-thjeshte-ja-si-te-prenotoni-nje-vend-parkimi-me-1-sms-76180" }