Procesi i negociatave, Trump paralajmëron takimin e rradhës me Kim Jong Un

Publikuar tek: bota, më 20:49 15-09-2019 Procesi i negociatave, Trump paralajmëron takimin e rradhës me Kim Jong Un Presidenti i SHBA, Donald Trump

Presidenti Trump ka paralajmëruar një takim tjetër me diktatorin koreano verior, Kim Jong Un.

Korea e Veriut ka ofruar takime në nivel ekipesh punuese nga fundi i shtatorit, duke rritur shpresat e hapjes së një kapitulli të ri negociatash.

Ish zyrtari amerikan Dennis Wilder ka thënë se largimi i këshilltarit për siguri kombëtare i presidentit, John Bolton, mund të ndihmojë procesin e negociatave me Korenë e Veriut.

John Bolton e quante si ‘modelin e Libisë’ ndërprerjen e planeve bërthamore të Koresë së Veriut.

Kjo dekurajonte procesin e bisedimeve sepse udhëheqësi libian Muammar Gadafi ishte vrarë nga rebelët e mbështetur nga SHBA, pasi hoqi dorë nga program i tij bërthamor.

'Shikoni se çfarë i ka ndodhur Gadafit. Nuk ishte deklaratë me vend. Ajo na ktheu mbrapa', tha Presidenti Trump.

Nga ana tjetër pavarësisht largimit të zotit Bolton, Korea e Veriut nuk duket se do t’i bëj të lehta bisedimet.

Këtë javë koreano-veriorët testuan raketa me rreze të shkurtër veprimi, për të dhjetën herë nga muaji maj, duke vazhduar presionin mbi SHBA.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13276982307434
array(1) { ["section"]=> string(80) "procesi-i-negociatave-trump-paralajmeron-takimin-e-rradhes-me-kim-jong-un-178565" }