Procesi ndaj Frrokut: 2 orë e 46 min distanca nga vendi i vrasjes së Lamajt-në Kapshticë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:49 25-02-2015 Procesi ndaj Frrokut: 2 orë e 46 min distanca nga vendi i vrasjes së Lamajt-në Kapshticë

2 orë e 46 minuta i janë dashur Arben Frrokut për të përshkruar distancën nga vendi ku u vra komisar Dritan Lamaj drejt pikës kufitare të Kapshticës.

Sipas Prokurorisë, koha ka qenë e mjaftueshme për të kryer vrasjen dhe për tu larguar më pas drejt kufirit me Greqinë.

Ky eksperimet hetimor është kryer nga Gjykata e Krimeve të Rënda në llogari të procesit gjyqësor, ku Arben Frroku akuzohet se ka vrarë më 24 shkurt të 2013 në Tiranë, komisar Dritan Lamaj.

Eksperimenti është kërkuar nga pala mbrojtëse, por i kundërshtuar fort nga Prokuroria. Megjithatë, sot në provën e kryer merrnin pjesë gjyqtari i Çështjes Dritan Hamunaj, avokati Genci Gjokutaj, si dhe prokurorët Niazi Seferi dhe Eneid Nakuci.

Eksperimenti ka nisur mbërmjen e sotme në orën 18:27 dhe ka përfunduar në orën 21:13. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas nxjerrjes me dhunë nga greva, studentët takim me Nishanin
Studentët pas takimit me Nishanin: Presidenti do na mbrojë »
Article Logic
Execution time: 0.013751029968262
array(1) { ["section"]=> string(92) "procesi-ndaj-frrokut-2-ore-e-46-min-distanca-nga-vendi-i-vrasjes-se-lamajt-ne-kapshtice-4444" }