Procesi ndaj UÇK, thirret në Hagë për të dëshmuar ushtaraku i lartë shqiptar

Publikuar tek: aktualitet, më 16:40 20-01-2021 Procesi ndaj UÇK, thirret në Hagë për të dëshmuar ushtaraku i lartë shqiptar

Haga ka shtritë hetimet edhe në Shqipëri duke marrë në pyetje ish ushtarakë, të cilët i janë bashkuar UÇK-s.

Bëhet me dije se i është dërguat një fletëthirrje Adem Shehut ish Komandant i Brigadës 153, të Zonës Operative të Llapit.

Burime për gazetarin Muhamed Veliu, bëjnë me dije se prokurorët special përmes një letër porosie dërguar Ministrisë së Drejtësisë më 14 Dhjetor 2020 kërkonin, përcjelljen e fletë thirrjes Adem Shehut për t’u intervistuar në Hagë. Mësohet se data e parashikuar e intervistimit është 28 Janari.

Adem Shehu është me origjinë nga Farka e Tiranës, dhe shërbente si oficer i reparteve kundërajrore që mbronin Tiranën, pas diplomimit në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në vitin 1980.

Kur nisi lufta ai instruktonte drejtuesit e UÇK se si të ulnin humbjet gjatë luftimeve. Më pas u largua drejt kosovës dhe brenda një kohe të shkurtër u vendos në krye të brigadës 153 në zonën e Llapit.

ADEM-4.jpgADEM-2-1.jpgmaxresdefault.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Doganave, Veliu: Forcohet goditja ndaj krimit dhe terrorizmit
Fjolla Morina thyen arrestin e shtëpisë, arratiset në drejtim të paditur »
Article Logic
Execution time: 0.010964870452881
array(1) { ["section"]=> string(82) "procesi-ndaj-uck-thirret-ne-hage-per-te-deshmuar-ushtaraku-i-larte-shqiptar-235727" }