Procesi për shkarkimin e tij, Trump i gatshëm të dëshmojë para Kongresit

Publikuar tek: bota, më 19:25 18-11-2019 Procesi për shkarkimin e tij, Trump i gatshëm të dëshmojë para Kongresit Presidenti i SHBA Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump është shprehur se i pëlqen “ideja” për të dëshmuar në Kongresin Amerikan, në procesin e hetimit për shkarkimin e tij.

Përmes një postimi në Twitter, sot, Trump ka shkruar se ai “e konsideron me forcë” shkuarjen në Kongres, pas thirrjes së kryetares Nancy Pelosi gjatë fundjavës. Hetimi i udhëhequr nga demokratët do të përcaktojë nëse Trump i ka bërë presion Ukrainës përmes një ndihme ushtarake amerikane, rreth 400 milionë dollarë, në këmbim të nisjes së hetimeve për ish-zv.presidentin Joe Biden.

Më herë, vetë Trump e ka quajtur hetimin ndaj tij një gjueti shtrigash.

Të dielën, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, i bërë thirrje Trump që të dëshmonte përpara hetuesve “të gjithë të vërtetat që ai dëshironte, nëse dëshironte të paraqitej”. Në përgjigje të thirrjes së Pelosit, Presidenti Trump e sulmoi atë, ndërsa tha se e merrte në konsideratë idenë për të dëshmuar në mënyrë që Kongresi të fokusohej më shumë në hetimin e tij.

Presidenti kohët e fundit është përballur me kritika të reja për postimet e tij në Twitter. Chuck Schumer, lideri demokrat në Senat, u tha gazetarëve se nëse Trump "nuk i pëlqen ato që dëgjon, ai nuk duhet të postojë në Twitter", por përkundrazi "të dëshmojë nën betim". Komentet Schumer erdhën pasi Trump shkroi në Twitter kundër Marie Yovanovitch, ish ambasadorja amerikane në Ukrainë, teksa ajo po dëshmonte në Kongres të Premten. /NEWSBOMB.AL

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018163919448853
array(1) { ["section"]=> string(78) "procesi-per-shkarkimin-e-tij-trump-i-gatshem-te-deshmoje-para-kongresit-186347" }