Prodhim dhe shitje e narkotikëve, arrestohet një person në Shkodër, tre procedohen penalisht

Publikuar tek: aktualitet, më 13:01 17-08-2019 Prodhim dhe shitje e narkotikëve, arrestohet një person në Shkodër, tre procedohen penalisht

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin antidrogë ‘Lisen’, ku janë sekuestruar 60 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Mësohet se është arrestuar shtetasi me iniciale P. F., 38 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Vau i Dejës dhe janë proceduar penalisht  shtetasit E. M.,A. F. dhe Z. P, të tre banues në fshatin Gomsiqe, Vau i Dejës.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së narkotikëve

Finalizohet operacioni  antidrogë i koduar "Lisen".

Sekuestrohen 60 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen  penalisht 3 të tjerë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtaroisë krimianle në fushën e narkotikëve, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar, u arrestua në flagrancë shtetasi: P. F., 38 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Vau i Dejës dhe u proceduan  penalisht  shtetasit E. M.,A. F. dhe Z. P, të tre banues në fshatin Gomsiqe, Vau i Dejës.

Mbi bazën e informacioneve se këta shtetas kishin fshehur në fshatin Lisen, në një zonë të pyllëzuar lëndë narkotike, Policia ushtroi kontroll duke bërë të mundur gjetjen e një sasi prej 60 kg lëndë narkoitike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë krehjes së zonës, në momentin që policia është afruar tek vendi ku u gjet lënda narkotike, shtetasi  P. F.  ka tentuar të largohet, por është kapur nga shërbimet e policisë gjatë ndjekjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041155815124512
array(1) { ["section"]=> string(97) "prodhim-dhe-shitje-e-narkotikeve-arrestohet-nje-person-ne-shkoder-tre-procedohen-penalisht-175593" }