Prodhimi i naftës prej 3 muajsh në stanacion

Publikuar tek: ekonomi, më 14:12 09-09-2016 Prodhimi i naftës prej 3 muajsh në stanacion

 Rritja e madhe e prodhimit të naftës në Iran ka ngecur 3 muajt e fundit, të paktën sipas të dhënave të “Reuters”.

 Agjencia e lajmeve raporton se Teherani mund të jetë duke luftuar të rrisë prodhimin në nivele më të larta ndërkohë që kërkon të përjashtohet nga çdo marrëveshje e OPEC-ut që frenon furnizimin.

Prodhimi i naftës në Iran është rritur 3.64 milionë fuçi në ditë në qershor të këtij viti, ndërkohë që mesatarja e vitit 2015 ishte 2.84 milionë fuçi në ditë.

Kjo pas lehtësimit të sanksioneve perëndimore të janarit në Teheran, situatë që çoi në një tepri globale dhe ulje të çmimit të naftës.

 Por sipas të dhënave të OPEC-ut, që nga qershori prodhimi i naftës ka mbetur në stanacion dhe në gusht ka arritur deri në 3.63 milionë fuçi në ditë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.084703922271729
array(1) { ["section"]=> string(50) "prodhimi-i-naftes-prej-3-muajsh-ne-stanacion-52408" }