Prodhonin dhe shisnin drogë, arrestohen 2 trafikantët (EMRAT- DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:39 22-05-2019 Prodhonin dhe shisnin drogë, arrestohen 2 trafikantët (EMRAT- DETAJE) Ilustruese

Kapen dy shtetas të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, u kapën dhe u ndaluan dy shtetas të shpallur në kërkim:

Pllumb Shpati, 50 vjeç, banues në fshatin Mgulle, Shkodër.

Gjin Lushi, 63 vjeç, banues në fshatin Xhan, Shkodër.

INFORMACION NGA POLICIA:

Kapja dhe ndalimi i shtetasit P. Sh., u bë pasi më datë 24.09.2018, Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 5 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 278/3, 283/2 e 284/2 të Kodit Penal

Kapja dhe ndalimi i shtetasit Gj. L., u bë pasi, më datë 24.09.2018, Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 5 vite burg për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga nenet 278/3, 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03167200088501
array(1) { ["section"]=> string(72) "prodhonin-dhe-shisnin-droge-arrestohen-2-trafikantet-emrat-detaje-165253" }