Prodhonin dhe shisnin drogë, arrestohen 3 trafikantë në Tepelenë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:09 06-01-2019 Prodhonin dhe shisnin drogë, arrestohen 3 trafikantë në Tepelenë Foto ilustruese

Policia e Tepelenës ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas për prodhim dhe shitje të lëndeve narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasit me inicale E.L, 30 vjeç, banues në Tepelenë, E.L, 24 vjeç, banues në Memaliaj dhe A.B, 39 vjeç, banues në Elbasan.

Gjithashtu policia gjeti në makinën e të arrestuarve 63.6 gram Cannabis Sativa, ndërsa në një shtëpi gjeti dhe sekuestroi edhe 102 kilogramë të tjera.

Njoftimi i policisë Tepelenë:

Goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndeve narkotike

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Sekuestrohet 102 kilogramë  lëndë  narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër pas një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u bë e mundur ndalimi dhe  arrestimi në flagrancë  i shtetasve:

- E.L, 30 vjeç, banues në  Tepelenë;

- E.L, 24 vjeç, banues në Memaliaj;

-A.B, 39 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i ketyre shtetasve u bë pasi në aksin rrugor Krahës-Memaliaj gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po udhëtonin, Policia gjeti dhe sekuestroi 63.6 gram lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë në fshatin Zhulaj, Memaliaj, që dyshohet se e përdornin shtetasit   E.L dhe E.L, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej rreth 102 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim". parashikuar nga neni 283/2  i Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbledhja e qeverisë në Elbasan, Rama pritet me protesta
Rama hapi dyert e shtëpisë në Surrel, deputeti: Jetë murgu në 'saraje', luks në zyrë »
Article Logic
Execution time: 0.013236999511719
array(1) { ["section"]=> string(70) "prodhonin-dhe-shisnin-droge-arrestohen-3-trafikante-ne-tepelene-147690" }