Prodhuesit e baterive të jashtme po shohin ditë të bardha falë “Pokemon Go”

Publikuar tek: bota, më 18:59 05-08-2016 Prodhuesit e baterive të jashtme po shohin ditë të bardha falë “Pokemon Go”

“Pokemon Go” është një lojë argëtuese por që kërkon ecje të gjata si dhe shumë bateri.

Që prej ditës së publikimit të lojës në “AppStore” dhe “Google Play”, miliona përdorues vunë re se loja është një armik i vërtetë i baterisë së telefonit. Kjo për shkak se në ecjet e gjata lojës i nevojitet internet, çka do të thotë 3G/4G ndezur si dhe akses në vendndodhjen e lojtarit.

Prandaj lojtarët nxituan të blejnë bateri të jashtme. Sipas agjencisë së statistikave “NPD Group” shitjet e këtyre pajisjeve u rritën me 101% në dy javët e para të lançimit të lojës. Sipas statistikave bateritë këtë vit janë shitur 35 % më shumë krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm gjatë javës së parë të lojës u shitën 1.2 milion copë në total.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nëse nuk mund t’i nuhasni këto aroma, mund të keni vetëm 5 vite jetë të mbetura
“Curiosity” mbush 4 vjeç, i këndon vetes “Happy Birthday” në planetin Mars »
Article Logic
Execution time: 0.0096149444580078
array(1) { ["section"]=> string(79) "prodhuesit-e-baterive-te-jashtme-po-shohin-dite-te-bardha-fale-pokemon-go-48899" }