Prodhuesit e FILMAVE kundër Kumbaros: Po ndryshon ligjin për interesa të individëve të caktuar (ARGUMENTET E PLOTA)

Publikuar tek: politike, më 20:42 06-02-2018 Prodhuesit e FILMAVE kundër Kumbaros: Po ndryshon ligjin për interesa të individëve të caktuar (ARGUMENTET E PLOTA)

Individë me interesa të caktuara duan të minojnë kinematografinë shqiptare. Një tjetër kundërshtim dhe thirrje alarmante kundër politikave të Ministrisë së Kulturës, me ligjin e ri “Për artin dhe Kulturën” si dhe projektvendimin e këshillit të Ministrave “Për riorganizimin e shkollës së lartë jopublike Marubi”, vjen nga shoqatat e kineastëve shqiptarë.

Ata janë mbledhur sot për të diskutuar mbi ndryshimet që do të bëjë në ligj ministria e Kulturës. Por duket se nuk janë dakord me atë që po bëhet, duke akuzuar se po bëhet për interesa të individëve të caktuar. “Jeni duke bërë hapa pas” është alarmi I kineastëve, raporton newsbomb.al.

“Ligji “Për kinematografinë”, i hartuar dhe miratuar bazuar në eksperiencat më të mira evropiane, në vitin 1996, ka krijuar skemën më demokratike dhe bashkëkohore të prodhimit të veprave kinematografike, ndaj vlerësohet e papranueshme që sot, në vitin 2018 të bëhen hapa mbrapa dhe të preket themeli i mekanizmit të funksionimit të kinematografisë shqiptare.

Kineastët shqiptarë kundërshtojnë në themel iniciativat e ndërmarra, pasi konstatojnë asgjësimin e parimeve bazë mbi të cilat funksionon kinematografia shqiptare. Projektvendime te tilla minojne skemen bazë me të cilën funksionon konkurimi i lirë dhe përzgjedhja e projekteve – format i miratuar gjeresisht nga kineastet i cili gezon mbeshtetjen e tyre me te gjere.

Komuniteti i kineasteve shqiptare shpreh indinjaten legjitime për tentativat e vazhdueshme për të tjetërsuar formën juridike dhe buxhetin e QKK, në favor të interesave dhe te individëve caktuar”, thuhet në njoftimin për shtyp të shoqatave të kineastëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011332988739014
array(1) { ["section"]=> string(119) "prodhuesit-e-filmave-kunder-kumbaros-po-ndryshon-ligjin-per-interesa-te-individeve-te-caktuar-argumentet-e-plota-109367" }