Prodhuesit shqiptarë mblidhen në Shëngjin: Të promovojmë produket tona

Publikuar tek: ekonomi, më 17:37 01-04-2017 Prodhuesit shqiptarë mblidhen në Shëngjin: Të promovojmë produket tona

Ministra nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, përfaqësues të dhomave të tregtisë së tre vendeve, sipërmarrës shqiptare, janë bashkuar sot në Shëngjin në takimin e Forumit të Prodhuesve shqiptare, - forum që ka si qëllim të promovojë prodhimet dhe produktet në trojet shqiptare, të krijojë ura lidhëse mes sipërmarrësve, të ndikojë pë të rrëzuar barrierat tregtare mes tre vendeve, për të funksionuar si një treg i përbashkët.

Në këtë takim merrte pjesë Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës znj Hykmete Bajrami si dhe Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë Driton Kuqi.

Shoqata e Prodhuesve shqiptare, Klubi i prodhuesve të Kosovës dhe Oda Ekonomisë e Maqedonisë Veripërëndimore, janë angazhuar së bashku duke krijuar Forumin e Përbashkët të Prodhuesve, për një ekonomi të fortë të trevave shqipfolëse. Në këtë takim u zgjodh dhe kryetari i parë i këtij forumi Nagip Fejzi nga Gostivari, një ndër prodhuesit e sukesshëm shqiptarë dhe siç quhet ambasador i prodhimeve shqiptare në rajon e në botë.

Duke përshëndetur idenë e këtij forumi, Ministrja Ekonomi në fjalën e saj tha se Qeveria po përpiqet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të lehtësuar punën e biznesit në vend, për të eleminuar barrierat tregtare të panevojshme duke dëgjuar zërin e biznesit. Gjithashtu përmes panaireve të përbashkëta si ai I 28 Nëntorit jemi munduar të komunikojmë te qytetari mesazhin Bli Shqip, Konsumo Shqip.  Ajo tha se ky forum do të jetë një pikë e mirë reference për të dëgjuar më shumë rreth problemeve tregtare që hasin prodhuesit e tre vendeve dhe t’i adresojmë ato. Ajo tha se procesi i Berlinit kërkon pikërisht krijmin e një tregu të përbashkët (single market) në Ballkanin perëndimor dhe për të arritur këtë ne duhet të funkionojmë më mirë mes nesh në trevat shqipfolëse.

Ministrja e Kosovës znj Bajrami gjithshtu foli për përpjekjet që ka bërë qeveria e Kosovës për të lehtësuar barrirat tregtare me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ajo tha pavarësisht se po adresohen problematikat e ardhura nga biznesi, përsëri ka ende ka barriera që dalin rruges dhe kërkojnë zgjidhje. Ajo përmendi dhe paketën e fundit të masave fiskale në ndihmë të biznesit nga Ministria e Financave që priten të miratohen brenda një jave. Znj Bajrami tha se paketa nisi fillimisht me 7 masa dhe tashmë janë 22 masa lehtësuese që do miratohen së shpejti në ndihmë të biznesit. Prodhojmë produkte të mira, por s’kemi patur organizime të tilla si ky. Ndaj duhet ta stimulojmë punën e tij dhe të kemi një zë të vetëm të prodhuesve mbarë shqiptarë.

Ministri i Maqedonisë, z. Kuci u shpreh se ka në fakt problematika që shfaqen mes shkëmbimeve tregtare shqiptare e maqedonase kryesisht për produktet bujqësore, dhe kemi diskutuar me Ministren Ekonomi dhe Panariti për t’i lehtësuar barrierat në këtë drejtim. Ai tha se vertet Maqedonia ka disa probleme politike për momentin, por vullneti për të zgjidhur problemet e biznesit nuk mungon. Ai kërkoi që të gjitha cështjet që do dalin nga ky forum duhet t’i dërgohen për zgjidhje qeverive respektive dhe kështu të adresohen më mirë.

Përfaqësuesit e Dhomave të Tregtisë së tre vendeve shtruan disa probleme të ngutshme që duhet të zgjidhen për të nxitur tregtinë e produkteve shqiptare mes tre vendeve, si: heqjen e barrierave tarifore dhe jo tarifore, liberalizimin e kufirit doganor, heqjen e tarifes së skanimit doganor, njohja e faturës së TVSH së Kosovës në Shqipëri dhe anasjelltas, dhënia e pasaportave me dyshtetësi për sipërmarrësit kosovare, krijimin e paketave promocionale për të krijuar besim të konsumatori shqiptar duke kërkuar që dhe sipërmarrja të plotësojë standarde të larta të prodhimit të produkteve.

Takimi u mbyll me bindjen se ky forum do jetë një zë i fuqishëm për të ndikuar te tre qeveritë që të lehtësohet biznesi dhe shkëmbimi tregtar mes tre vendeve. “Herë tjetër kur të ulemi në tryeza të tilla duhet që në tavolinat tona të kemi vetëm produkte shqiptare”, tha kreu i forumit z Nagip Fejzi.  Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia nuk duhet të kenë më retirokë por axhendë të saktë se ku duhet të shkojnë së bashku për të garantuar që produktet shqiptare të domiojnë në të gjitha trevat shqiptare në rajon, tha Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Fjala e plotë e Ministres Ekonomi

Nuk ka më të mirë se të vinim së bashku këtu në Shengjin, ne mjediset e një investimi kontret të një shqiptari të Maqedonisë, për të diskutuar së bashku për forcimin e bashkëpunimit ekonomik në trevat shqiptare. Sic e dini ne jemi pjesë e disa tryezave të bashkëpunimit rajonal. Procesi i Berlinit ka krijuar një mundësi që t’i japë një dimension të ri, asaj që ne e quajmë single market, pra treg i përbashkët për Balkanin Perëndimor. Por që të punojmë të gjithë bashkë, gjëja me e rëndësishme është që të bëjmë që tregu ynë ballkanik të funksionojë. Vende të caktuara duhet të japin shembullin kryesor që ky single market të funksionojë. Jemi përpjekur shumë sidomos Shqipëria dhe Kosova, që çojmë më tej detyrat që kemi marrë nga Takimi i Berlinit, i Vjenës , i Parisit dhe po bëhemi gati për takimin e Triestes. Për të lehtësuar tregtinë, nxitjen e konkurueshmërisë, kemi nevojë për një dialog me të mirë me biznesin. Kur flasim për dialog me biznesin duhet të kuptojmë që nga ana tjetër, kërkohet një komunikim shumë i thjeshtë me konsumatorin. Në trevat tona ne i themi konsuamtorit “Bli Shqip” dhe për këtë arsye, organizojmë panaire, si ai që patëm në Kosovë në 28 nëntor, ku sollëm prodhues shqiptarë nga gjithë trevat shqipfolëse për t’u thënë konsumatorëve që prodhimi shqiptar plotëson standardet ndërkombëtare të konsumit.  Deri tani sipërmarrja ia ka dalë jo vetëm në prodhimin e produkteve cilësore por dhe në fushën e shërbimeve, dhe shembull është ky ku jemi sot: një hapësirë shqiptare dhe një investim nga Maqedonia dhe përdoruesit më të shumtë të këtij shërbimi janë nga Kosova. Pra është fakt që sipërmarrja ia del. Por tashmë kërkohet nga qeveritë të bëjnë më shumë.  Kolegët ministra thanë se janë të gatshëm për të lehtësuar biznesin dhe komunikimin mes sipërmarrjes dhe qeverisë. Pikërisht këtë po përpiqemi të bëjmë dhe në Shqipëri. Përveç asaj që bëjnë spërmarrjet  shqiptare brenda vendit, a krijojmë  ne mundësi që ta lehtësojmë këtë sipërmarrje të punojë lehtësisht në Kosovë Maqedoni e më gjerë? Për këtë arsye kemi krjuar disa marrëveshje bashkëpunimi mes vendeve tona. Une sikurse kolegët e mi angazhohemi që të jemi pjesë e këtij forumi që keni ngritur, si platformë debati për të kuptuar se çfarë presioni duhet t’i bëni qeverive për të lehtësuar komunikimin me biznesin. Jemi të angazhuar të mbeshtesim gjithë produktet me etiketën Made in Albania, Made in Kosova dhe Made in Macedonia , kryesisht të gjitha ato që janë prodhime shqiptare. Gjithashtu ne po punopjmë që të kemi marrëveshje të ratifikuar nga vendet tona, përsa i përket markave dhe patentave që produktet e prodhuesve të jenë të mbrojtura. Dhe po punojmë që dhe te prodhuesit e vegjël të shpërndahet ideja e patentës dhe markës që të jenë pjesë aktive e sipërmarrjes.

Unë besoj që kjo përpjekje është shembull pozitiv dhe për përkjejen që po bën qeveria. Pasi shohim që të arrijmë të single market kemi nevojë për organizata që nxisin këtë lloj dialogu.Kjo do të shërbejë për të lehtësuar më mirë komunikimin doganor që kemi mes nesh, dhe për të hequr barrierat që kanë këto procese komunikimi. Uroj që ta përdorni këtë forum me shumë efiçencë dhe të na nxisni dhe ne që dëgjojmë më shumë nga ju.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075969696044922
array(1) { ["section"]=> string(75) "prodhuesit-shqiptare-mblidhen-ne-shengjin-te-promovojme-produket-tona-73793" }