Produkte unike tradicionale, organizata turistike "Visit-Gjirokastra" ofron shitje online në periudhën e Covid-19

Publikuar tek: aktualitet, më 16:20 04-04-2020 Produkte unike tradicionale, organizata turistike

Organizata e bizneseve të lidhura me turizmit "Visit-Gjirokastra" i ka rekomanduar anëtarësisë që të fokusohet në tregtinë e shitjes "online" sidomos për prodhimet unike, artizanale e tradicionale.

Janë një numër prodhimesh unike që nuk mund të gjenden në rrjetin tregtar të supermarketeve ku mbizotërojnë prodhimet e industralizuara.

Kryetarja e "Visit-Gjirokastra" Kristina Fidhi pas anketimit dhe konsultimeve me rreth 20 subjeteve të kësaj fushe u shpreh: "Në rrethanat aktuale të pandemisë COVID-19, shitja online është mënyra më efikase për t’i rezistuar krizës. Janë më shumë se 20 subjekteve nga radhët e organizatës që e mbështesin këtë inisiativë e cila i ndihmon që të përballojnë shpenzimet konstante dhe të mos falimentojnë".

Në këtë grup produktesh unike tradicionale perfshihen disa artikuj si çajrat dhe bimët medicinale, pijet e prodhuara në mënyrë artizanale, verë, raki dëllënje, raki çaj mali, liker apistja, glikotë me fruta të egra, tekstile leshi artizanale me avlëmendë, prodhime artistike artzanale druri, guri, qeramike, thupra shelgu, kashte, antikuarëve dhe prodhime të tjera të kësaj kategorie që në kushte nirmale tërhiqen nga turistët.

91878701_2517204801927362_2045509708369887232_n.jpg

91816648_544642559799188_4896362055738589184_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093731880187988
array(1) { ["section"]=> string(117) "produkte-unike-tradicionale-organizata-turistike-visit-gjirokastra-ofron-shitje-online-ne-periudhen-e-covid-19-201344" }