Profesor Gjokutaj shije të keqe për “Opinion”: Më bëhej sikur po ndiqja bisedë kafenesh me çunat e lagjes

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:14 30-09-2016 Profesor Gjokutaj shije të keqe për “Opinion”: Më bëhej sikur po ndiqja bisedë kafenesh me çunat e lagjes

Profesor Çapajev Gjokutaj, ashtu sikurse një pjesë e mirë e shqiptarëve të interesuar për ligjin e mbetjeve ka ndjekur me interes bisedën e kryeministrit Edi Rama me gazetarin Blendi Fevziu. Por e gjitha, profesorit i ka lënë një shije të keqe. “Hera-herës harroja se në ekran ishin kryeministri i vendit dhe njeri nga gazetarët më të talentuar. Më bëhej se ndiqja një bisedë kafenesh ku hahen me fjalë çunat e lagjes”, shkruan profesor Gjokutaj.

KOMENTI I PLOTË:

Kam akoma një shije të keqe nga Opinion-i i mbrëmshëm i Fevziut.

Jam i bindur që Edi Rama nuk është konseguent në qendrimet për mbetjet. Më e pakta: ka bërë retorikë baroke, që tani po i kthehet kundra.

Por dyshoj se emisione si ai i mbrëmshmi, më shumë se me publicistikë, ngjajnë me mbetje të pariciklueshme.

Gazetari në raste të tilla nuk mban ligjerata litar, por me pyetje te zgjuara dhe fakte konçize militon për të vërtetën dhe mbron interesin publik.

Mbrëmë Fevziu dukej si ushtar në mbrojtje të sedrës së vet. Proliks në rrafsh profesional, arrogant në rrafsh etik, i pasigurt dhe ankcioz në rrafsh psikologjik. Sikur të ishte në duel për jetë a vdekje.

Hera-herës harroja se në ekran ishin kryeministri i vendit dhe njeri nga gazetarët më të talentuar. Më bëhej se ndiqja një bisedë kafenesh ku hahen me fjalë çunat e lagjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025439023971558
array(1) { ["section"]=> string(108) "profesor-gjokutaj-shije-te-keqe-per-opinion-me-behej-sikur-po-ndiqja-bisede-kafenesh-me-cunat-e-lagjes-54607" }