Profesor Kabo 'shuplakë' politikës: Boll u shtirët, jeni njësoj!

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:23 01-08-2020 Profesor Kabo 'shuplakë' politikës: Boll u shtirët, jeni njësoj!

Profesori i njohur Përparim Kabo foli me tone të ashpra ndaj politikës shqiptare, duke e cilësuar çdo parti dhe lider të njëjtë, dhe që shtiren sikur janë ndryshe dhe duan të mirën e qytetarëve.

I ftuar në një emsionin televiziv, profesor Kabo tha se të gjithë kanë vila, makina e sende të shtrenjta, por kjo nuk ua bën jetën më të lumtur. Për Kabon, koha e atyre që janë në pushtet, por jo vetëm, ka mbaruar, pasi qytetarët nuk do i votojnë më.

“Lëreni politikën dhe fjalët, mos bëni sikur nxeheni, sikur keni probleme të mëdha parimore me njëri-tjetrin. Ju jeni njësoj, një prerje jeni. Madje këtë e keni provuar vetë me aleancat dhe marrëveshjet që keni bërë. Keni kërcyer nga e majta në të djathtë dhe nga e djathta në të djathtë pa ju dridhur qerpiku. Po nga ndryshon programi juaj, si qenka, një herë i majtë një herë i djathtë? Kjo tregon që partitë politike udhëhiqen nga interesa, jo nga vlera, jo nga parime”, tha ndër të tjera profesori.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094728469848633
array(1) { ["section"]=> string(66) "profesor-kabo-shuplake-politikes-boll-u-shtiret-jeni-njesoj-215696" }