Profesori dhe gazetari në krah të Elvis Naçit: S’ka asnjë të keqe që gruaja të bëhet e bukur për burrin e vet

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:01 30-09-2017 Profesori dhe gazetari në krah të Elvis Naçit: S’ka asnjë të keqe që gruaja të bëhet e bukur për burrin e vet

Teologu Elvis Naçi është kthyer në qendër të vëmendjes mediatike e debatit në rrjetet sociale për shkak të një videoje ku ai flet për femrën dhe tradhtinë bashkëshortore.

Teologu këshillon gratë të kujdesen për veten, mos shëndoshen e të bëhen të bukura për burrat e tyre, në të kundërt këta të fundit, do gjejnë “ngushëllim” në krahët e një tjetre.

Aktivisti, pedagogu dhe gazetari i njohur Erion Kristo thotë se pasi e ka dëgjuar me vëmendje teologun, është i mendimit se s’ka asgjë të keqe që gruaja të bëhet e bukur për burrin e saj.

KOMENTI I PLOTË:

Une nuk mund te marr ne mbrojtje Elvis Nacin, se ai eshte me i madh se mua dhe ska nevoje per mbrojtjen time. Po fjalet e tij i degjova me kujdes. Ne thelb ai foli per edukimin, si dhe per edukimin seksual te familjes. Nuk ka asgje te keqe qe gruaja te behet e bukur per burrin e vet. Nuk ka asgje te keqe qe gruaja te kujdeset per trupin e vet. Gruaja eshte vertet parajse per burrin. Familja eshte vertet e shenjte. Nese ja nxjerr fjalet jashte kontekstit, ato mund te tingellojne keq. Po ai po flet per nje publik te caktuar. Brenda nje institucioni te caktuar. Ai smund te perfshije brenda vetes te gjitha rrymat e mendimit njerezor. Ne epoken tone te degjenerimit total, kemi nevoje per disa vlera. Dhe vlera e familjes eshte e para.

Gjithashtu Elvis Naci nuk eshte nje njeri dogmatik, por nga njerezit me mendjehapur qe kam pare. Fjala e tij eshte forca e tij. Dhe mijera njerez kane bere bamiresi nisur vetem nga fjala e tij. Ky eshte fakt.

Jam i bindur se po te uleni e te diskutoni me te per shqetesimet qe ngjalli fjala e tij, ai do u sqaroje dhe komunikoje drejt, se Elvisi di te degjoje.

Nga ana tjeter, mesohuni te mos ofendoni ne rrjetet sociale. Mesohuni ta kuptoni tjetrin. Mesoni ndonje gje te mire. Une vete bej gabime ne komunikim, por perpiqem te korrigjohem kur gaboj. Eshte e lehte te fyesh, por e veshtire te jesh konstruktiv.

Mirepres cdo lloj pikepamjeje, por cdo ofendim do ta largoj menjehere.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018304109573364
array(1) { ["section"]=> string(114) "profesori-dhe-gazetari-ne-krah-te-elvis-nacit-s-ka-asnje-te-keqe-qe-gruaja-te-behet-e-bukur-per-burrin-e-vet-94237" }