Profesori pi një kafe me Moikom Zeqon që në mëngjes dhe shkruan: Ai është kthyer nga bota e përtejme…(FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:32 19-10-2019 Profesori pi një kafe me Moikom Zeqon që në mëngjes dhe shkruan: Ai është kthyer nga bota e përtejme…(FOTO) Përparim Kabo dhe Moikom Zeqo

Moikom Zeqo, 70 vjeç, historian e shkrimtar, pasi lëngoi një qëndrim të gjatë në spital, tashmë është mirë, madje mëngjesin e sotëm e ka kaluar nën shoqërinë e professor Përparim Kabos.

Ky i fundit, nuk ka harruar të ndajë me lexuesit e tij në rrjetet sociale foton dhe bisedat se pse është folur në këtë takim mes tyre, raporton newsbomb.al.


Shkruan profesor Kabo:

Kthimi i Moikom Zeqos...E nisa ditën me të, zëri tij ishte si nga honet ku ende mendimi i zakonshëm nuk ka mbërritur. Ai ishte kthyer nga bota e përtejme. Trupi gati iku si në balladë, mendja i lundronte në kozmose metaforash. Më solli një libër ku në çdo faqe, strof a varg, janë të ngjizura ekuacione shpirti. Folëm me adhurim për Shekspirin, Blumin, De Radën ...folëm për mendimin, filozofinë dhe poezinë.

Moikomi ka një moshe aq sa e ka, por asaj duhet t’i shtosh nja 6 mijë vjet nga e kaluara dhe nja 6 mijë që do të vijnë...Ai udhëton si thoshte dikush që beri historinë ...në udhën e fatit, por në perkursionin e historisë së shkuar me dritën në torbën e përkushtimit. Me fat që ai u kthye...biseda me të është udhëtim në botën e shpirtit. Ky mendimtar më frymëzon.

Pkabo 19 tetor 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028311967849731
array(1) { ["section"]=> string(111) "profesori-pi-nje-kafe-me-moikom-zeqon-qe-ne-mengjes-dhe-shkruan-ai-eshte-kthyer-nga-bota-e-pertejme-foto-182670" }