Profesori që u bë i njohur botërisht thyen heshtjen: Çfarë mendova kur hyjnë fëmijët në dhomë

Publikuar tek: bota, më 20:40 14-03-2017

Profesori Robert Kelly u bë i njohur në të gjithë botën pasi intervista e tij në “BBC” mori një rrjedhë të paparashikuar kur në dhomë hyjnë dy fëmijët e tij.

Fillimisht vajza Marion, 4 vjeç hapi derën e dhomës ku po fliste i ati dhe më pas hyri edhe djali i vogël 8 muajsh, James.

“Sapo hapi derën e pashë në ekran. Ajo ishte në një moment të gëzuar për shkak të festës që kishte në kopësht. Por ky hyri edhe James në dhomë aty e kuptova se çdo gjë kishte marrë fund”, ka thënë Kelly për The Wall Street Journal.

Robert Kelly tregon se si u detyrua të mbyllte celularin për shkak të thirrjeve të shumta që iu bënë nga gazetarë nga e gjithë bota, ndërsa atë moment e kujton tashmë si të veçantë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021856069564819
array(1) { ["section"]=> string(98) "profesori-qe-u-be-i-njohur-boterisht-thyen-heshtjen-cfare-mendova-kur-hyjne-femijet-ne-dhome-71898" }