Profesori shqiptar jep lajmin e mirë: Po vjen koha e luftës ndaj KANCERIT, eksperimenti doli me SUKSES

Publikuar tek: aktualitet, më 14:36 24-03-2018 Profesori shqiptar jep lajmin e mirë: Po vjen koha e luftës ndaj KANCERIT, eksperimenti doli me SUKSES Foto ilustruese

Një lajm i mirë për shpikjen e nanorobotëve që do të luftojnë kancerin, duket se po mbërrin në veshët e të gjithëve.

Eshtë profesor Ethem Ruka që shkruan dhe zbulon gjithçka për atë që po bën shkenca ndërkombëtare. Kërkuesit e Universitetit të Arizonës dhe Qendrës Kombëtare të Nanoteknologjisë dhe Teknologjisë së Akademisë së Shkencave të Kinës, kanë bashkuar forcat për të gjetur atë që do të luftojë kancerin, raporton newsbomb.al.

“U arrit të programohet një nanorobot dhe ta zbatojë në tumorret e shkaktuara eksperimentalisht te miu. Bëhet fjalë për tumore të vezoreve, melanomës, kancerit të gjirit dhe atij të mushkërive. Nanoroboti përmban nje lloj ADN që shinjestron një proteinë që prodhohet vetëm në sipërfaqen e qelizave të enëve të gjakut që ushqejnë tumorin.

Sapo roboti zbulon këtë proteine, që quhet nukleoline, hapet dhe çliron një lëndë që quhet trombinë. Trombina shkakton mpiksjen e gjakut, ena e gjakut bllokohet e për rrjedhojë tumori do të zhduket.

Sot po eksperimentohet te kafshët, nesër pse jo edhe te ne, njerëzit. Kjo është fuqia e kontributit të përbashket të nanoteknologjisë, bioteknologjisë dhe bioshkencës!” shkruan profesor Ethem Ruka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LGBT në shkolla, opinionisti jep ALARMIN: Familja në rrezik, mbroni fëmijët tuaj!
Revista serbe promovon turizmin tonë: Shqipëria destinacion turistik i paeksploruar »
Article Logic
Execution time: 0.011245012283325
array(1) { ["section"]=> string(107) "profesori-shqiptar-jep-lajmin-e-mire-po-vjen-koha-e-luftes-ndaj-kancerit-eksperimenti-doli-me-sukses-114374" }