Dyndja e madhe e refugjatëve nga vendet e Lindjes së Mesme në Europë ka bërë që shumë persona me influencë të pozicionohen pro apo kundër politikave të Bashkimit Europian. Por disa prej tyre shkojnë aq larg sa që edhe spekulojnë për qëllime të ndryshme duke sajuar ngjarje dhe duke përhapur frikë.
Kështu ka vepruar edhe një profesor spanjoll, Ramon Besonias, i cili poston në profilin e tij të Facebook-ut fotografinë e refugjatëve shqiptarë në vitin 1991 dhe thotë se “kjo ndodhi sot në Tripoli”.
Sigurisht që një profesor, aqmëtepër që ka edhe njohuri në fushën e informatikës mund ta verifikonte fare lehtë se kjo fotografi nuk është realizuar në Tripoli të Libisë, por duket se paniku që ai përhap, ka bërë që të marë plot 9,800 shpërndarje nga një profil vetëm me 500 miq.
Anija vlora u nis drejt Italisë pas rënies së diktaturës në vitin 1991 dhe në bordin e saj ishin 21 mijë refugjatë shqiptarë.
“Nuk është fotografi nga e shkuara. Ndodhi sot në Tripoli. Pa koment”, shkruan Besonias në FB.