PROFIL/ Kush është kryeministrja më e re në botë, jetonte në një apartament me qera me të ëmën (Politikanët tanë 'të krimbur në para')

Publikuar tek: bota, më 14:37 09-12-2019 PROFIL/ Kush është kryeministrja më e re në botë, jetonte në një apartament me qera me të ëmën (Politikanët tanë 'të krimbur në para') Sanna Marin, kryeministrja e zgjedhur e Finlandes

Ministrja e Transportit nga radhët e Social-Demokratëve në Finlandë, Sanna Marin, është zgjedhur tashmë kryeministre e vendit, duke u bërë udhëheqësja më e re në historinë e Finlandës.

Finlanda ka emëruar kryeministren e saj më të re ndonjëherë, e cila është vetëm 34 vjeçe.

Sanna Marin është zgjedhur të udhëheqë qeverinë e koalicionit të pesë partive në vend pas dorëheqjes së Antti Rinnes.

Marin besohet të jetë udhëheqësja më e re në botë. Ajo është një vit më e re se dhëheqësi Suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, 35 vjeç.

Por ndërkaq, po komentohet shumë jeta e thjeshtë që 34 vjeçarja ka bërë më herët. Ajo dikur jetonte në apartament me qira me nënën dhe partnerin e nënës së saj e cila i bëri të mundur ëndrrën për të shkuar në universitet.

Marin iu fut shpejt politikës dhe në një kohë rekord ngjiti majat më të larta të karrierës së saj.

Kur ishte 27 vjeçe, drejtoi administratën e qytetit Tampere dhe në vitin 2015 u zgjodh deputete.

Tanimë, 4 vjet më vonë, ka marrë drejtimin si kryeministre e Finlandës.

Jeta e thjeshtë e kryeministres finlandeze është shumë larg jetës luksoze të politikanëve tanë që enden mes parasë e pushtetit.

s3-2-640x427.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTO DRAMATIKE: Thahet për herë të parë që prej 100 vitesh ujëvara Viktoria, mund të zhduket përgjithmonë
Shpërthen papritur VULLKANI në Zelandëne  Re, kamera filmon turistët e pafat që ndodheshin pranë (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011498212814331
array(1) { ["section"]=> string(135) "profil-kush-eshte-kryeministrja-me-e-re-ne-bote-jetonte-ne-nje-apartament-me-qera-me-te-emen-politikanet-tane-te-krimbur-ne-para-188872" }