PROFIL/ Kush ishte AVNI MULA, GJIGANTI I MUZIKËS SHQIPTARE që fluturoi në VALSIN E PËRJETËSISË

Publikuar tek: kulture-art, më 22:20 29-10-2020 PROFIL/ Kush ishte AVNI MULA, GJIGANTI I MUZIKËS SHQIPTARE që fluturoi në VALSIN E PËRJETËSISË Avni Mula

Një tjetër yll i muzikës shqiptare ndahet nga jeta. Kompozitori i njohur Avni Mula ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në moshën 92 vjeçare.

Homazhet për artistin e Popullit Avni Mula, këngëtar dhe kompozitor i suksesshëm, autor i mjaft këngëve fituese në aktivitete muzikore kombëtare, do të mbahen nesër në hollin e Universitetit të Arteve.

Por kush ishte Avni Mula:

Avni Mula lindi në Gjakovë në vitin 1928. Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik. Karrierën artistike e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike. Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Onjeginit tek “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit dhe Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës.

Mula zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë vendit, ndërkohë që veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”. Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”.

Avni Mula është nderuar me dekoratën e Artistit të Popullit të Shqipërisëdhe dekoratën Nderi i Kombit

Në Dhjetor 1962, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 1-ë në RTSH me këngën “Kendoj”.

Në Dhjetor 1962, Ibrahim Tukiçi & Avni Mula marrin pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën “Jeta E Re Ne Na Pret”.

Në Dhjetor 1962, Gjoni Athanas & Avni Mula marrin pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën “Shprese”.

Në Dhjetor 1962, Avni Mula merr pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën “Ne Stadium”

Në Dhjetor 1963, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 2-të në RTSH me këngën “Degjo O Hane”

Në Dhjetor 1965, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 4-të në RTSH me këngën “Valsi I Lumturise”.

Në Dhjetor 1974, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 13-të në RTSH me këngën “Kënga Zjarr”.

Në Dhjetor 1976, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 15-të në RTSH me këngën “Nene Moj Do Pres Gershetin”.

Në Dhjetor 1977, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 16-të në RTSH me këngën “Kasollja E Galigatit”.

Në Dhjetor 1978, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 17-të në RTSH me këngën “Shqipëri O Vendi Im”.

Në Dhjetor 1980, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 19-të në RTSH me këngën “Për Ty çelin Mijëra Mëngjese”.

Në Dhjetor 1981, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 20-të në RTSH me këngën “Me Kujton Ti Ato Vite”.

Më datë 9 Shtator 2008, Liliana Kondakçi & Avni Mula publikojnë videoklipin “Udhetim Ne Pranvere”.

Më datë 2 Shkurt 2009, Avni Mula publikon videoklipin “Vajza Me Kaçurrela”.

Në 29 maj të këtij viti ishte dalja e fundit e të madhit Avni Mula në publik. 4 muaj më parë ai mori pjesë në një aktivitet në shkollën 9-vjeçare të muzikës “Servete Maçi” në Tiranë, ku salla e koncerteve mban emrin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Koncert në Presidencë, Meta pret artistë shqiptarë: Kënaqësi të ndiqja tenorin e shquar Armaldo Kllogjeri (VIDEO)
»
Article Logic
Execution time: 0.011701107025146
array(1) { ["section"]=> string(99) "profil-kush-ishte-avni-mula-gjiganti-i-muzikes-shqiptare-qe-fluturoi-ne-valsin-e-perjetesise-225728" }