PROFIL/ Si fitoi Imamoglu STAMBOLLIN: Slogani i gjetur nga një 13 vjeçar, selfiet dhe takimet në rrugë, tek transmetimi në social media (STILI I FUSHATËS QE HODHI POSHTË ERDOGANIN)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:52 24-06-2019 PROFIL/ Si fitoi Imamoglu STAMBOLLIN: Slogani i gjetur nga një 13 vjeçar, selfiet dhe takimet në rrugë, tek transmetimi në social media (STILI I FUSHATËS QE HODHI POSHTË ERDOGANIN)

Ekrem Imamoglu ka dalë nga errësira relative për të fituar qytetin më të madh të Turqisë, dy herë, si një figurë kryesore e opozitës që ka vuajtur për një kohë të gjatë.

Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë zgjedhjes së 49 vjeçarit karizmatik, që dje fitoi Stambollin, me më shumë se 700 mijë vota. Ai tronditi shumicën e vëzhguesve duke arritur fitoren për kryebashkiak të Stambollit në mars, ndërkohë që rezultati u anulua nga autoritetet zgjedhore pak javë më vonë.

Ai hodhi poshtë pretendimet e presidentit Erdogan që zgjedhjet ishin dëmtuar nga mashtrimet, duke thënë se partia në pushtet kishte refuzuar të lëshonte kontrollin e metropolit dhe burimeve të mëdha.

'Ajo që po bëjmë është se po luftojmë për demokracinë dhe mobilizimin për demokraci', i tha ai AFP në muajin maj.

'Do të jetë një revolucion kur të arrijmë në përfundim'. Fushata e tij e pandërprerë u pagua me një fitore të fortë natën e së djelës, duke rritur marzhin e fitimit nga 13 mijë vota në më shumë se 775 mijë. Ndjenja e padrejtësisë bëri mrekulli për profilin e tij në vend dhe jashtë tij, me llogarinë në Twitter që u rrit nga 350 mijë në 2.75 milionë. I lindur në 1970 në qytetin bregdetar të Detit të Zi, Trazbonit, në Turqinë Verilindore, Imamoglu ishte kryetar bashkie I një distrikti pak të njohur në rrethinat perëndimore të Beylikduzu ku kishte ngritur reputacionin e vet si një administrator kompetent dhe i palëkundur.

Një avantazh kryesor ka qenë edhe aftësia e tij për të arritur përtej demografisë normale të partisë së tij Popullore Republikane. Një mysliman praktikant, ai gjithashtu ndan pasionin për futbollin, sikurse Erdogan, duke luajtur në nivel amator dhe duke shërbyer edhe në bordin e skuadrës së qytetit të tij Trabzonspor. Ka studiuar menaxhim biznesi para se të hynte në biznesin e tij të pasurive të patundshme dhe hapjen e restoranteve në Stambollin Perëndimor. Retorika Pozitive Gjatë fushatës së tij të parë në mars, Imamoglu vendosi një qasje për nivelin e ulët, duke shpresuar se diskrecioni do të ishte një avantazh kundër rivalit të tij të njohur të partisë në pushtet, Binali Yildirim. Por, pasi fitorja e tij u anulua, ai mbajti një fjalim surprizues të hapur, duke përveshur mëngët dhe duke u treguar mbështetësve: Ndoshta jeni të mërzitur, por kurrë mos e humbni shpresën.

Ai ngacmoi AKP qeverisëse për shpenzimet ekstravagande që gjeti gjatë kohës së shkurtër të tij 18 ditore si kryebashkiak i Stambollit. Por celësi i suksesit të tij ka qenë stili pozitiv i fushatës – në dallim nga sulmet personale, shpesh të egra, të politikës turke – dhe raporti i tij i lehtë me njerëzit në rrugë, ku ai shihet rregullosht duke bërë selfie mes votuesve në pazare dhe kafene.

'Imamoglu është njeri i natyrshëm që mund të flasë lehtësisht me njerëzit' thotë Zilan Karakurt, që filmoi videot live të fushatës së Imamoglu në median sociale. 'Kjo është një gjë që jo cdo kandidat e bën”. Marketingu i tij ka qenë i zgjuar, sidomos zgjedhja e sloganit të tij 'Everything will be fine” (Cdo gjë do jetë OK)- e cila erdhi nga një djalë 13 vjecar i quajtur Berkay, që vrapoi pas autobuzit të zgjedhjeve të Imamoglu.

Ai përmblodhi stilin e fushatës duke kapur bizneset dhe artistët që kanë pasur shpesh frikë të sfidojnë partinë në pushtet në të kaluarën. Pas 17 vjetësh të sundimit të AKP, ai solli edhe shpresë të re për opozitën edhe pse zgjedhjet e ardhshme presidenciale nuk mund të mbahen përpara 2023. Imamoglu vetë nuk thotë gjë për perspektivën e ardhshme. 'Koha do ta tregojë', tha ai për AFP kur u pyet nëse do të ndiqte rrugën e Erdoganit nga kryebashkiak i Stambollit në udhëheqjen kombëtare.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.98553395271301
array(1) { ["section"]=> string(181) "profil-si-fitoi-imamoglu-stambollin-slogani-i-gjetur-nga-nje-13-vjecar-selfiet-dhe-takimet-ne-rruge-tek-transmetimi-ne-social-media-stili-i-fushates-qe-hodhi-poshte-erdoganin-169498" }