Profili i kryeministrit në facebook, Rama: Kam shpesh herë probleme dhe mërzitem, por e zgjidh me një lëvizje

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:26 13-04-2017 Profili i kryeministrit në facebook, Rama: Kam shpesh herë probleme dhe mërzitem, por e zgjidh me një lëvizje

Kryeministri Edi Rama është shumë aktiv në rrjetet sociale, madje popullaritetin në këtë platformë e ka shfrytëzuar jo vetëm për replika dhe promovimin e reformave, por duke hapur edhe një tv online, duke e quajtur ERTV.

Megjithatë, në një takim me të rinjë që janë mbështetur për të nisur biznese të reja me idetë e tyre inovative tregoi për projektet që shumë shërbime tashmë janë kthyer në dixhitale duke shmangur burokracitë dhe radhët e gjata të pritjes nëpër sportele. Ai mori shembull një prej projekteve të krijuar në kohën kur Saimir Tahiri ishte ministër i Brendshëm, siç është komisariati dixhital, lidhur me denoncimet e qytetarëve.  

Rama ka treguar se si i zgjidh tashmë problemet që i krijohen shpesh herë gjatë interaktivitetit të tij në facebook, që më parë i shkaktonin probleme.

"Marr si shembull Komisariatin Dixhital që krijoi Saimir Tahiri. Ky projekt rezultoi shumë i suksesshëm dhe e ka ndihmuar shumë rendin, për shkeljet banale dhe llogaridhënien në policinë e shtetit. Duke parë interaktivitetin tim në facebook me njerëzit, shumë herë ndodh që kam probleme, që janë të llojit burokracie. Shqetësohem e mërzitem, por tani u marr numri e telefonit, apo e-mail-et dhe një grup i posaçëm, një strukturë që kam në kryeministri i ndjek si raste”, u shpreh Rama, duke treguar edhe rëndësinë e këtyre projekteve dixhitale, që u krijojnë shumë lehtësira qytetarëve që duan të denononcojnë jo vetëm një problem online, por edhe për të paguar fatura të ndryshme, pa patur nevojë të humbasin kohë nëpër sportele.  

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0093619823455811
array(1) { ["section"]=> string(112) "profili-i-kryeministrit-ne-facebook-rama-kam-shpesh-here-probleme-dhe-merzitem-por-e-zgjidh-me-nje-levizje-75025" }