Progresi social, Shqipëria në vendin e 52 nga 133 shtete

Publikuar tek: ekonomi, më 19:44 13-04-2015 Progresi social, Shqipëria në vendin e 52 nga 133 shtete

Nga publikimi i fundit i organizatës jo fitimprurëse amerikane “Social Progress Imperative”, rezulton se Shqipëria renditet në vendin e 52 mes 133 shteteve përsa i përket indeksit të Progresit Social për vitin 2015.

Indeksi i progresit social tregon mirëqenien e njerëzve dhe merr në konsideratë nevojat bazë të tyre. Tre elementet ku bazohet kjo renditje janë:

-Nevojat bazë humane (ushqyerja dhe kujdesi bazë mjekësor, strehimi, uji dhe kanalizimet dhe siguria personale);

-Parimet e mirëqenies (Shëndeti dhe mirëqenia, qasja në njohuri themelore, qasja në Informacion dhe Komunikacion dhe qëndrueshmëria e ekosistemit);

– Mundësitë (Të drejtat personal, toleranca dhe përfshirja, liria personale dhe e zgjedhjes dhe qasja në arsim të avancuar)

Në këtë renditje, Shqipëria ndodhet në listën e vendeve me progres mbi mesataren mdërsa nga vendet e rajonit, me mirë se ne paraqiten Kroacia (37), Bullgaria (43), Serbia (45), Mali i Zi (48), Rumania (50), dhe lëmë pas vetëm Maqedoninë (53) e Bosnje-Hercegovinën (59).

Për Shqipërinë, në vitin 2015 indeksi i prograsit social ishte 68.19 (nga 0 në 100), me një përmirësim ë lehtë në krahasim me indeksin e rishikuar për vitin 2014 prej 67.19.

Për 2015, renditja e 10 e shteteve me indeksin më të larë të progresit social është: Norvegjia, Suedia, Zvicra, Islanda, Zelanda e Re, Kanada, Danimarka, Finlanda, Holanda dhe Australia.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03502893447876
array(1) { ["section"]=> string(60) "progresi-social-shqiperia-ne-vendin-e-52-nga-133-shtete-8606" }