Projeksionet e Zaloshnjes: Në 15 prill s’do kemi asnjë rast të ri të infektuar, pastaj qeveria duhet të fillojë të lehtësojë masat

Publikuar tek: aktualitet, më 23:50 09-04-2020 Projeksionet e Zaloshnjes: Në 15 prill s’do kemi asnjë rast të ri të infektuar, pastaj qeveria duhet të fillojë të lehtësojë masat Analisti Eduard Zaloshnja

Analisti Eduard Zaloshnja shprehet se nga data 15 prill në Shqipëri nuk do të ketë asnjë rast të ri me koronavirus.

Duke folur në emisionin “Real Story”, Zaloshnja tha se nuk ka shumë raste me koronavirus në vendin tonë dhe spitalet kanë nisur të boshatisen pasi ka shumë pacientë që kanë fituar betëjën me covid-19.

“Ditët e fundit kemi rënie të atyre që kurohen në spital, dhe kjo vjen nga fakti se kemi më shumë pacientë që dalin nga spitali. E rëndësishme është se spitalet nuk do të mbushen plot, se ato po boshatisen. Mesazhi që marrim ne është se nuk ka shumë raste me koronavirus.

Diku nga data 15 prill mund të kemi ditën e parë që s’do kemi asnjë rast të ri të infektuar. Pas kësaj, qeveria duhet të fillojë të zbusë nga pak masat, të lejojë ato aktivitete që nuk kërkojnë grumbullimin masiv të qytetarëve. Shkolla mund të jetë aktiviteti i fundit që duhet të hapet. Mund të rifillojë kampionati i futbollit, pa tifozë. Mund të happen berberët, se s’po qethemi dot”, u shpreh analisti Eduard Zaloshnja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009005069732666
array(1) { ["section"]=> string(135) "projeksionet-e-zaloshnjes-ne-15-prill-s-do-kemi-asnje-rast-te-ri-te-infektuar-pastaj-qeveria-duhet-te-filloje-te-lehtesoje-masat-202058" }