Projekt-buxheti i 2021, Basha: Më i papërgjegjshmi në 30 vite, të zbatohet plani jonë

Publikuar tek: politike, më 11:35 21-10-2020 Projekt-buxheti i 2021, Basha: Më i papërgjegjshmi në 30 vite, të zbatohet plani jonë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Selia Blu ditën e sotme ka komentuar projekt-buxhetin e 2021.

Basha u ka treguar një tabelë gazetarë, ku tregonte sesa para do u jepen inceneratorëve. Ai është shprehur se 120 milion euron do të jepen këtyre kontratave.

Ndër të tjera Kreu i PD-së bën me dije se kjo shumë është 6 herë më e lartë sesa për indeksinion e pensioneve, 3 herë më e lartë sesa shuma që është dedikuar familjeve në nevojë dhe se kjo shumë do të mjaftontë që të zbatonte planin me 5 pika të PD-së.

“Buxheti më i papërgjegjshëm në 30 vite, gënjeshtra më e madhe në 30 vite, dhe tablo më e qartë e Ramës ndaj shqiptarëve. Kam këtu tabelën sesa para do u jap Rama. Vetëm inceneratorët do marrin 20 milion euro sipas këtij plani 120 milion euro të pagohen këtyre kontratave. Kjo shumë është 6 herë më e lartë sesa për indeksimion e pensioneve kjo shum është 3 herë më e lartë sesa shuma që është dedikuar familjeve në nevojë. Kjo do mjaftonte për të zbatuar paketën tonë. Të zbatojë planin me 5 pika,” tha Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Presioni dhe ultimatumi nuk funksionon me mua’ Rama flet për grevën e naftëtarëve dhe protestën e banorëve të ish Kënetës
Presidenca i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Ramës, për detin: O mashtrues ordiner, në 2009 Ilir Meta ka qenë në opozitë »
Article Logic
Execution time: 0.011738061904907
array(1) { ["section"]=> string(89) "projekt-buxheti-i-2021-basha-me-i-papergjegjshmi-ne-30-vite-te-zbatohet-plani-jone-224552" }