Projekt-buxheti i vitit 2021, Denaj: Prioritet arsimi, shëndetësia dhe rindërtimi (JA SA LEKË DO KUSHTOJË PËRBALLIMI I PANDEMISË)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:49 21-10-2020 Projekt-buxheti i vitit 2021, Denaj: Prioritet arsimi, shëndetësia dhe rindërtimi (JA SA LEKË DO KUSHTOJË PËRBALLIMI I PANDEMISË)

Ministra e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ditën e sotme ka prezantuar projekt-buxhetin e vitit 2021.

Teksa prezantonte projekt-buxhetin Denaj është shprehur prioritet në këtë projekt-buxhet kanë shëndetësia, arsimi dhe rindërtimi.

Ndër të tjera ajo tha se për përballimin e pandemisë Covid-19, do të indeksohet nga Buxheti i Shtetit në vlerën e 6 miliardë lekë, ku përfshihet edhe  kostoja e vaksinës anti-covid.

“Përveç rritjes së pagave do të ketë edhe rritje në infrastrukturë. Në 2021 rëndësi të veçantë do të ketë rindërtimi. 4.5 miliardë lekë për pagat e rritura dhe shëndetësinë. Në infrastrukturë synohet rritja e sigurisë rrugore dhe numri i pikave të zeza, mbarimi i rrugës së Arbrit dhe startimi i tunelit të llogarasë. 20 miliardë lekë për përballimin e rindërtimit. Përparim do të ketë arsimi, shendetesia dhe rindertimi. Për 2021 kostoja totale prioritare për përballimin e pandemisë Covid-19, do të indeksohet nga Buxheti i Shtetit në vlerën e 6 miliardë lekë, ku përfshihet edhe  kostoja e vaksinës anti-covid dhe do të garantojë një menaxhim sa më të mirë të Covid-19“, tha Denaj.

Ditën e djeshme qeveria miratoi projekt-buxhetin për vitin 2021. Buxheti llogaritet të ketë një vlerë totalen 479 mld lekë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndihmuan biznemenin Mustafa Koka të prishte barrierën e rrugës që makinat të ktheheshin në pikën e karburantit, arrestohet inxhinieri i ARRSH dhe ndërtuesi (EMRAT)
AKSIDENTET/ Ashpërsohen gjobat për përdorimin e telefonit në Makinë, trefishohen tarifat deri në heqjen e patentës (MASAT E TJERA) »
Article Logic
Execution time: 0.011482954025269
array(1) { ["section"]=> string(131) "projekt-buxheti-i-vitit-2021-denaj-prioritet-arsimi-shendetesia-dhe-rindertimi-ja-sa-leke-do-kushtoje-perballimi-i-pandemise-224530" }