Projekti futuristik, i riu harton planin që e bën Fierin si Las Vegas (FOTO)

Publikuar tek: foto-e-dites, më 09:38 05-08-2017 Projekti futuristik, i riu harton planin që e bën Fierin si Las Vegas (FOTO)

Qyteti i Fierit është një nga më të mëdhenjtë në vendin tonë, njëkohësisht dhe ndër më të zhvilluarit ekonomikisht.

Por duke qenë një qytet i zhvilluar më së tepërmi në periudhën e tranzicionit demokratik, ka shfaqur disa mangësira. Një nga këto është mungesa e veprave inxhinierike dhe arkitektonike që do e bënin këtë qytet jo vetëm një pikë tranziti për në jug, por një pikë referimi në vetëvete. Por këtë gjë duket se ka menduar një i ri nga ky qytet. Quhet Arlind Rusto, është student i arkitekturës dhe është bërë i njohur në qytet sepse ka hartuar një projekt që do e kthejë kryqëzimin “Globi” në Fier në një nga më të bukurit në vend.

Në një komunikim me redaksinë e newsbomb.al, Arlindi na konfirmon se tashmë ky projekt i ideuar nga ai është dërguar në zyrat e Bashkisë Fier dhe pritet aprovimi për të filluar emplementimin në terren.

Ky projekt që në letër duket spektakolar, nëse do të realizohej, do të ishte një lehtësim për trafikun në qytetin e Fierit dhe qarkullimin e këmbësorëve, pasi flasim për një nga nyjet kryesore të këtij qyteti, ku aktualisht kalojnë dhe shumë automjete për në plazhet e jugut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 1.0398387908936
array(1) { ["section"]=> string(79) "projekti-futuristik-i-riu-harton-planin-qe-e-ben-fierin-si-las-vegas-foto-88311" }