Projekti i HEC-it, Rama: Do financohet 100% nga shteti, ishte një ëndërr e mbetur në sirtar

Publikuar tek: aktualitet, më 12:09 03-06-2020 Projekti i HEC-it, Rama: Do financohet 100% nga shteti, ishte një ëndërr e mbetur në sirtar

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit të HEC-it të Skavicës me ministren e infrastrukturës, Belinda Balluku tha se financimi do të bëhet 100% nga shteti.

Kryeministri u shpreh në prezantimin e projektit se kjo është një ëndërr e mbetur në sirtar që prej viteve '60. Ai ka thënë se qeveritë e mëparshme e kanë përdorur Skavicën vetëm si premtim elektoral.

"Në një hark të shkurtër i rikthemi një tjetër projekti madhor. Shija e sotme është e ndryshme një shijë shumë  veçantë, pasi bëhet fjalë për një ëndërr në sirtar. Që në vitin 1963 është skicuar plani. Skavica mbeti thjesht një plan i parealizuar. U bë një përpjekje në 2005, por rezultoi një flluskë sapuni. Në 2008 hapi një tender qeveria e mëparshme  ku morën pjesë 6 kompani të huaja, në 2009 duhej shpallur fituesi por nuk u bë.

Ne e kthyem Skavicën në tavolin dhe në vitin 2017 në samitin e Triestes u miratua si një ndër projektet prioritet të procesit të Berlinit. Ne u pozicionuam për të ndjekur me përparësi këtë rrugë duke garantuar jo thjesht financimin por edhe cilësinë  e tij. Faktikisht sic e tha dhe ministra projekti u pranua dhe ne kemi nje pamje te detajuar nga një kompani me një biografi të njohur botërisht, kompania Franceze. Më vjen shumë mirë që kjo qeveri do të nisë punën pas 40 vitesh ppër një hidrocentral të madh. Kemi vendosur këtë vepër të madhe ta financojmë  nga burimet e shtetit. Shumë vite më parë një inxhinier i njohur më patë thënë që kaskada e Drinit pa Skavicën është si një tufë delesh pa bariun.

Nga ana tjetër është e padyshimtë që kjo vepër do të ketë një impakt  të jashtëzakonshëm në aspektin ekonomik  Natyrisht që të jemi të qartë Skavica nuk do ta bëjë Shqipërinë një superfuqi. Këto janë gjëra që ne nuk i arrimë dot, pasi ne nuk jemi të dytët pas Gjermanisë. Brenda vitit shpresoj të kemi kantierin ne kemi të gjitha arsyet për të qenë shumë optimist për vitin e ardhshëm.  " tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094709396362305
array(1) { ["section"]=> string(94) "projekti-i-hec-it-rama-do-financohet-100-nga-shteti-ishte-nje-enderr-e-mbetur-ne-sirtar-208896" }