Projekti i ri: Faturë tatimore edhe nëse shisni mobilje të përdorura

Publikuar tek: ekonomi, më 17:51 22-07-2019 Projekti i ri: Faturë tatimore edhe nëse shisni mobilje të përdorura Faturë tatimore, foto ilustruese

Lançimi i projektit të ri për kontrollin e faturave tatimore në kohë reale, që sipas qeverisë ka për qëllim shmangien e evazionit fiskal, sjell edhe disa risi të padëgjuara më parë në ndonjë vend tjetër të botës.

Kështu pritet që me aplikimin e këtij projekti të ri nga muaji janar, qytetarët shqiptarë do të duhet të lëshojnë kupon tatimor për çdo pasuri personale të shitur mbi vlerën 500 mijë lekë.

E thënë ndryshe, nëse do të vendosni të shisni një divan të përdorur, apo një pajisje elektronike, që e kalon vlerën prej 500 mijë lekësh, duhet të lëshoni faturë.

“Pra nëse ju doni të shisni dy mobilie, ju nuk mund ta kryeni këtë transaksion pa u pajisur me faturë. Që një individ të pajiset me faturë duhet të shkojë të marrë një numër regjistrimi, si dhe të kryeje disa veprime të tjera nga pas. Këto gjëra nuk i kemi dëgjuar në asnjë vend të Bashkimit Europian. Është një dëshmi e komplikimit të legjislacionit”, thotë për VizionPlus ish-drejtori i tatimeve Artur Papajani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071110725402832
array(1) { ["section"]=> string(74) "projekti-i-ri-fature-tatimore-edhe-nese-shisni-mobilje-te-perdorura-172995" }