Projekti i "Rilindjes Urbane" në Gjirokastër, tregtarët përplasen me kryebashkiaken për tregun (FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:11 21-02-2017 Projekti i

"Rilindja Urbane" në Gjirokastër ka prekur dhe tregun industrial të këtij qyteti.

Tregtarët janë larguar nga kjo zonë për shkak të punimeve që po bëhen, ndërsa debate të shumta kanë lindur për shkak të ndarjes së tregut në dy pjesë.

Disa tregtarë janë shpërngulur në hyrje të qytetit, ndërsa një pjesë e tregtarëve që nuk e zë "Rilindja Urbane" ka mbetur po aty, tek tregu industrial.

Kjo ndaje ka sjellë debate mes tregtarëve dhe kryetares së bashkisë Zamira Rami, pasi tregtarët kërkojnë që mos bëhet lëvizje e pjesshme por të lëvizin të gjithë.

Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se në planet e bashkisë është ndërtimi i tregut në hyrje të qytetit, por deri tani ky plan mbetet vetëm në letra.  

Rilindja urbane në projektin e saj përfshin zgjerimin e rrugës me dy korsi dhe prej mëse një muaji në qendrën e qytetit po vijojnë punimet. /Newsbomb.al/ 

Foto nga punimet që zhvillohen në qendër të qytetit:

16900317_1973159592914567_2017266626_n.jpg16900024_1973159726247887_1357702015_n.jpg16923543_1973159789581214_393060653_n.jpg

Fotot nga vendi ku janë zhvendosur provizorisht tregtarët, në hyrje të qytetit:

16901710_1973159129581280_1418396743_n.jpg16924048_1973159032914623_1159946621_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet ish Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto
I moshuari nga Vlora me “mision” në Tiranë, bie në pranga të policisë »
Article Logic
Execution time: 0.011305093765259
array(1) { ["section"]=> string(103) "projekti-i-rilindjes-urbane-ne-gjirokaster-tregtaret-perplasen-me-kryebashkiaken-per-tregun-fotot-69463" }