'Projekti i Unazës së Re u bë për të vjedhur’, Balliu depoziton kallëzim penal në Prokurori: Dërguam prova

Publikuar tek: politike, më 10:09 20-11-2019 'Projekti i Unazës së Re u bë për të vjedhur’, Balliu depoziton kallëzim penal në Prokurori: Dërguam prova Klevis Balliu

Pasi e cilësoi një projekt korruptiv dhe deklaroi se PD kishte prova që e vërtetonin, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka depozituar sot në prokurori, kallzimin penal të Partisë Demokratike mbi projektin e ‘Unazës së Re.’

Balliu bëri me dije për mediat, se tashmë prokuroria ka në dorë të gjitha provat e shkeljes dhe duhet menjëherë të pezullojë projektin e ‘Unazës së Re’.

‘Sot bëmë kallëzimin penal për projektin tek Unaza e Re. Mali me dokumente, prova me fakte që ky projekt ka një qëllim, kullat e vjedhjet jo rrugën. Si ka mundësi që kompania Salillari ka fituar tenderin tek Loti nr.2 edhe pse është tek tenderi nr.1. Kompania nuk ka topograf, nuk është bërë konsulti, qytetar me banorët. Të gjitha shkeljet ligjore. Dhe shkeljet janë faktuar. Kjo prokurori duhet të nisi menjëher hetimet dhe të pezullojë menjëherë punimet tek Unaza e Re. Ata banorë po helmohen me gaz lotsjellës. Duhet të pezullojë punimet menjëherë. Salillari është në konflikt interesi. Këto prokuror nëse nuk pezullojnë punimet atëherë presin që të marrin hyrje tek pallatet e oligarkëve që do të bëhen aty’ tha Balliu.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022346019744873
array(1) { ["section"]=> string(109) "projekti-i-unazes-se-re-u-be-per-te-vjedhur-balliu-depoziton-kallezim-penal-ne-prokurori-derguam-prova-186526" }