Për veprat penale të informalitetit, në projektligjin e ri të hartuar nga 4 ministri, hiqet fjala “gjobë”, ndërkohë që sanksionet be burg rriten deri në 10 vjet.
Projektligji është dorëzuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve dhe është përgatitur nga Ministria e Financave, Ministria e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe ajo e Drejtësisë.
Informaliteti
Ministria e Financave ka parashikuar shtimin e një dispozite të veçantë, sipas të cilës ushtrimi i një aktiviteti të paligjshëm, biznesi të paregjistruar, mosdeklarim të të punësuarve apo moslëshim i kiponit tatimor përbën shkelje penaledhe dënohet deri në 3 vite burg, transmeton "Shqip". Më tej vijnë dy nene të tjera që synojnë ashpërsimin e masave për veprat penale në fushën e taksave dhe tatimeve. Kur veprat më lartë kryhen me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dënohen me gjobë mbi 5 milionë lekë dhe 2 deri në 5 vite burg.
Korrupsioni
Dënimi i tatimorëve që abuzojnë, më parë lidhej me vlerën e dëmit. Sanksioni ishte gjobë ose burg nga 3 deri në 10 vjet. Propozimi i ri është vetëm burgim deri në 7 vjet.
Mallrat e akcizës
Neni që parashikon kontrabandën me mallrat e akcizës riformulohet dhe shtohet dënimi be burg deri në 10 vjet.