Pas projektligjit për ndryshimin në Arsimin e Lartë ka reaguar ministria e Arsimit . Në një intervistë dhënë për Vizion Plus, zëvendës ministri i Arsimit dhe Sportit Arbjan Mazniku, tha se ky projektligj erdhi pas një konsultimi të gjatë me ekspertët.
Sipas Maznikut, reforma që sjell ndryshimin s’mund të jetë konsensuale . Ai pohoi se kjo është një reformë e papolitizuar dhe nuk është një reform privilegjesh por një reformë për studentin.
“ Kjo do të sjellë rritje të cilësisë dhe zgjerim të autonomisë”-u shpreh zëvendës ministri.
Më herët, Senati Akademik i Universiteti të Tiranës konkludoi se projektligji bie ndesh me Kushtetutën si dhe shkel parimet e Kartës së Bolonjës.
Pas vendimit të senatit për të kundërshtuar Projektligjin për Arsimin e Lartë, reagoi edhe Partia Demokratike e cila përshëndeti këtë vendim të senatit.
Nëpërmjet Luçiano Boçit, PD kërkoi rishikimin e projektligjit në shërbim të kushtetueshmërisë.
Projektligji i ri që po diskutohet nga ministria, rikthen mesataren në shkollat e mesme duke parashikuar ndryshime në projektligj.
Edhe ish- sekretarja për Shanse të Barabarta në Partinë Socialiste, Edlira Haxhiymeri doli hapur kundër projektligjit. Madje, Haxhiymeri e quajti atë thjesht mediokër.
Ky ndryshim pasqyrohet në nenin 77, pika 1, i cili citon se pranimi në programet e studimit të ciklit të parë është i mundur për çdo kandidat që ka prfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm dhe që plotëson kritetin e notës mesatare, të përcaktuar çdo vit me udhëzim të ministrisë së Arsimit.