Projektligji për faturën, Denaj: Janari i 2020 për transaksionet mund të negociohet

Publikuar tek: ekonomi, më 10:39 29-08-2019 Projektligji për faturën, Denaj: Janari i 2020 për transaksionet mund të negociohet

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj u shpreh sot në mbledhjen e Këshillit të Investimeve se janari i 2020 është vendosur si afat për nisjen e raportimit në kohë reale në administratën tatimore të të gjitha transaksioneve midis bizneseve dhe konsumatorit në kuadër të luftës kundër informalitetit.

Megjithatë ministrja theksoi se ky afat mund të negociohet pas dyshimeve që janë ngritur. Denaj shtoi se konsultimi i projektligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” me grupet e interesit do të shtyhet deri në 15 shtator.

"Ne kemi marrë një nisëm për konsultimin e projektligjit, që të shtyhet deri në 15 shtator për marrjen e mendimeve. Projektligji do të finalizohet deri në 2021. Në 2021 të gjitha faturat do të jenë elektronike. Janari 2020 është komentuar si proces pak dyshues. Ne synojmë dhe do të shikojmë arsyet për ta negociuar dhe kush duhet negociuar. Kanë shqetësime...", tha ministrja.

Kujtojmë se projekti parashikon që të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorit të raportohen te Administrata Tatimore në kohë reale, bazuar në sistemin e ri të pajisjeve fiskale. Ndërkohë, nga 1 Janari 2021, të gjithë transaksionet ndërmjet biznesit me njëri- tjetrin dhe ndërmjet biznesit dhe organeve publike do të bëhen në bazë të faturës elektronike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071859359741211
array(1) { ["section"]=> string(88) "projektligji-per-faturen-denaj-janari-i-2020-per-transaksionet-mund-te-negociohet-176617" }