Projektligji për karburantet, eksperti i ekonomisë: Strategji jo e menduar, do ketë rritje te çmimi i naftës

Publikuar tek: aktualitet, më 22:03 20-07-2019 Projektligji për karburantet, eksperti i ekonomisë: Strategji jo e menduar, do ketë rritje te çmimi i naftës Foto ilustruese

Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj shprehet se projektligji i ri për depozitat e karburanteve është një strategjio jo e menduar mirë nga qeveria.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora Neës, Danaj tha se që në momentin e parë të krijimit të agjencisë për rezervat e karburanit do të ketë rritje te çmimi i naftës.

'Që të dyja këto çmime, besoj se do të ndikojnë drejtpërdrejt tek çmimi i naftës. Qoftë e para që ka të bëjë me realizimin e rezervave të sigurisë, sidomos kur mendojmë se ato mund të jenë të dhëna tek një nënkontraktor i tretë. Kjo do të thotë që të gjitha këto investime që do të bëhen, qoftë për realizimin e rezervave të nevojshme të depozitave, por qoftë edhe për çmimin e blerjes do të thotë se që në momentin e parë të krijimit të një agjencie do të kemi një rritje çmimi. Ashtu siç është specifikuar edhe në nenin 17 që shumë kolegë të mijtë e kanë përmendur, atje theksohet se edhe çmimi i blerjes do të ndikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga të ardhurat që do të jenë nga shitja e karburantit.

Pra do të ketë një përqindje që do të shtohet në çmimin për litër të naftës. Është një strategji kjo, si edhe shumë të tjera, të menduara jo shumë mirë, që vazhdojnë të përkeqësojnë jetesën e qytetarëve. Ne sot në këtë moment jemi një nga vendet me çmimin më të lartë të karburantit. Imagjinoni tani edhe këto shtesa që do t'i bëhen karburantit të naftës, qoftë për rezervat e sigurisë, por qoftë edhe të pompës. Sepse sot agjencia që merret me kontrollin e pompave ka një përfitim rreth 2 milion euro në vit. Por ama nëse ky kontroll do t'i jepet një koncesionari atje ishte e specifikuar që fitimi në këto vite do ishte 60 milion euro, që do të thotë se fitimi do të ishte më shumë se 2 milion fitimi në vit. Ky fitim do ndikojë direkt në çmim sepse nga do merret ky çmim', thotë eksperti Vjoldi Danaj.

vjoldi1.png

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010555982589722
array(1) { ["section"]=> string(112) "projektligji-per-karburantet-eksperti-i-ekonomise-strategji-jo-e-menduar-do-kete-rritje-te-cmimi-i-naftes-172819" }