Projektligji për shembjen e Teatrit hyn në kalendarin e Kuvedit, Basha: Kaparin e morët me Toyota, apo ABI Bank?

Publikuar tek: politike, më 18:05 28-06-2018 Projektligji për shembjen e Teatrit hyn në kalendarin e Kuvedit, Basha: Kaparin e morët me Toyota, apo ABI Bank?

Është miratuar me 74 vota pro dhe 46 kundër futja në kalendarin tre javor të Kuvendit, projektligji për Teatrin Kombëtar.

Mes debatesh, opozita ka këruar tërheqjen duke u shprehur se janë shkelur procedurat ligjore, ndërsa ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama de po nxiton për miratimin e vendimit antikushtetuese për të përfituar 205 milion euro nga shembja e godinës së Teatrit.

“ërhiqeni urgjentisht. Rendi i ditës ka mbaruar. Ligjërisht mund ta sillni seancën tjetër, moralisht nuk duhet ta sillni. Nuk ka asnjë urgjencë për t'i vënë minat Teatrit përveç kaparit që keni marrë. E keni marrë me Toyota Yaris, apo me ABI bankun në Kinë, apo me thithje. Pak rëndësi ka, tërhiquni”, është shprehur Basha.

Megjithatë as deklarata e Bashës dhe as apeli i deputetes Albana Vokshi për kolegët socialistë, nuk ka mundur t’i ndalin për ta votuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089080333709717
array(1) { ["section"]=> string(115) "projektligji-per-shembjen-e-teatrit-hyn-ne-kalendarin-e-kuvedit-basha-kaparin-e-moret-me-toyota-apo-abi-bank-126073" }